LAJMI I FUNDIT:

Turizmi veror në Maqedoni, i pamundur për shumë qytetarë

Turizmi veror në Maqedoni, i pamundur për shumë qytetarë

Kriza e shkaktuar nga pandemia i ka bërë pothuajse të pamundura pushimet verore në liqen ose det për shumicën e qytetarëve. Pandemia ka dëmtuar tej mase ekonominë e shtresës së mesme të cilët thonë se mezi lidhin fillim e fund muaji, e jo më të mendojnë për pushime nëpër detyra.

“Jo për deti s`ka pare, mezi ja dalim e lere ma për deti. Për besë problem e kemi të dalim në fund të muajit. Pritëm të na ndihmojë shteti, shteti nuk ndihmoi asgjë”.

“Shumica e njerëzve nuk kanë para më, paratë ikën gjitha për ilaçe tani më mirë rri aty në shtëpi. Më mirë në shtëpi do të rrimë. Më se e vërtetë është që s`dalin rrogat dhe plus më pandemi qeveria që jepte atë rrogën minimale e njëjta në të shumtën e rasteve nuk dilte për gjëra elementare që duhen e ku është rryma harxhimet tjera dhe njerëzit janë zhyt në borxhe të mëdha”.


“E në pamundësi që të gjithë të frekuentojmë bregdetet që për ekonominë tonë janë të shtrenjtë, një alternativë e mirë janë edhe pishinat që në qytetin tonë janë në numër tejet të madh”.

Por edhe tek pishinat kriza pas pandemisë hetohet, thonë pronarët e tyre.

“Kriza hetohet, shkaku i pandemisë për gati një vit e gjysmë. U përmbahemi protokolleve, i përmbahemi higjienës, analizave të ujit dhe gjithçkaje që kërkohet nga entet shëndetësore”.

Megjithatë, për një pjesë të popullsisë ekonomia e të cilëve e mundëson bregdetin, vendi më i preferuar është Turqia, e pasuar më pas nga Shqipëria dhe Mali i Zi, thonë drejtuesit e agjencive turistike në vendin tonë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori