LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Maqedoni po rimëkëmbet ngadalë nga pandemia

Turizmi në Maqedoni po rimëkëmbet ngadalë nga pandemia

Do të duhen disa vite që turizmi në Ohër dhe Strugë të arrijë nivelin e vitit 2019. Përndryshe, ai ishte viti më i mirë në 20 vitet e fundit, si nga numri i vizitorëve, ashtu edhe nga numri i prenotimeve, shprehet profesori i Fakultetit të turizmit, Cvetko Andreeski. Megjithatë, ai pret që ky sezon veror të jetë më i mirë se dy të mëparshmet, sidomos nga viti 2020, kur për shkak të pandemisë së Covid-it, sezoni dështoi.

“Sidoqoftë, duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë në mënyrën më të mirë për ta prezantuar Maqedoninë si destinacion në ato tregje që tradicionalisht janë zona për vendin tonë dhe që vitin e ardhshëm të kemi mbi 80% të numrit të prenotimeve në raport me atë që e kishim në vitin 2019″, tha Cvetko Andreeski-profesor në Fakultetin e turizmit.

Në vitin 2019 janë regjistruar 3 200 000 prenotime me 1 187 000 turistë, Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Turizmit thotë se destinacioni turistik do të duhet të zhvillohet shumë më me mençuri në të ardhmen.


“Më shumë duhet ta vlerësojmë cilësinë sesa sasinë e turistëve. Në fakt, realiteti i ri në sektorin e turizmit është shumë më tepër shpenzime jashtë pansionit, atraksione të reja, shërbim më i mirë dhe sigurisht ajo që nuk kemi arritur të bëjmë në vitet e fundit, që është të investojmë shumë më tepër në burimet njerëzore, por edhe të kemi bashkëpunim më të mirë mes institucioneve të larta, institucioneve shtetërore, sektorit privat, në mënyrë që të krijojmë staf të ri konkurrues, të cilët do ta zhvillojnë më tej sektorin e turizmit”, tha Ljupço Janevski – drejtor i Agjencisë së Turizmit.

Janevski pret që ky vit të përfundojë me 2,6 milionë prenotime.

Ndryshe, viti më i mirë në turizëm përgjatë Liqenit të Ohrit ka qenë viti 1987 – kur ka pasur 4 milionë prenotime. Pas vitit 2001 kur u regjistrua rënie prej 50%, viti pandemik 2020 është më i keqi në turizëm me rënie prej rreth 60%./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori