LAJMI I FUNDIT:

Turizmi kosovar prezantohet në Panairin e Turizmit në Tiranë

Turizmi kosovar prezantohet në Panairin e Turizmit në Tiranë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), po merr pjesë në “Panairin Mesdhetar të Turizmit – Tirana 2017”, i cili do të jetë i hapur për dy ditë rresht, me 8 dhe 9 prill, në ExpoCity në Tiranë.

Sipas MTI-së, panairi Mesdhetar i Turizmit në Tiranë është një mundësi e shkëlqyer të cilën KIESA po e shfrytëzon për t’i njoftuar operatorët e huaj turistik dhe pjesëmarrësit e interesuar me mundësitë e shumta që Kosova ofron në fushat e eko-turizmit, trashëgimisë kulturore, turizmit dimëror, vizitave të qyteteve dhe paketave tjera të ndryshme turistike.

“Ky panair është një nga ngjarjet më të rëndësishme turistike të rajonit, dhe qëllimi kryesor i tij është promovimi i destinacioneve turistike nëpërmjet prezantimeve, konferencave dhe aktiviteteve B2B, si dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve. Panairi Mesdhetar i Turizmit- Tirana 2017 do të mbulojë gjashtë fushat kryesore të turizmit siç janë: Akomodimi, Agjencitë Turistike, Turizmi Detar, Turizmi Malor dhe Gastronominë. Krahas Kosovës, në këtë panair po marrin pjesë edhe shtetet si: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj”, thuhet në një komunikatë të MTI-së.


Panairi është organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori