Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar protokollin e masave për sezonin turistik veror.
Në raportin prej 20 faqesh, MSH-ja detajon rregullat që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë sezonit turistik 2021, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe për të parandaluar rrezikun e përhapjes së pandemisë COVID-19 brenda dhe jashtë strukturave akomoduese, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve.
Strukturat akomoduese duhet të monitorojnë procesin dhe stafin për respektimin e masave të higjienës dhe distancës fizike për parandalimin e COVID-19.
Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat anti-COVID-19. Në recepsion duhet të ketë solucion dezinfektues me përbërje alkooli 70-85 për qind. Rekomandohet që stafi të lajë duart shpesh dhe t’i dezinfektojnë me xhel me përbërje alkooli 70-85 për qind. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër.
Në raport rekomandohet që dhomat duhet të mirëmbahen me standard të larta pastërtie çdo dite. Të gjitha sipërfaqet duhet të pastrohen të paktën çdo ditë me pastrues dhe ujë ose dezinfektues. Zonat me prekje të shpeshtë, siç janë parmakët, panelet e kontrollit të ashensorit ose dorezat e dyerve duhet të pastrohen disa herë në ditë. Rekomandohet mbajtja e maskës në mjediset e ashensorit.
Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do të vendosen sipas nevojës kur preken ushqimet.
Po kështu dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm duhet të kryhet çdo ditë në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.
Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve dhe çdo pishinë të ketë të afishuar nivelin e klorit çdo ditë, ndërkohë shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen çdo dite dhe periodikisht. Pishina të ketë kosha dhe peshqirë letre.
Punonjësi i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse.
Rekomandime dhe rregulla të ngjashme janë edhe për qendrat e bukurisë dhe masazheve
Ky dokument është përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u konsultuar gjerësisht me të gjithë grupet e interesit vendas dhe të huaj, si dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe botërore. /A2News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë