“Pushova në Durrës. Hoteli ishte i ri dhe me hapësira të bollshme, me kondicionerë, por në anë të rrugës kryesore, zhurmat ishin të mëdha. Ushqimi ishte i pamjaftueshëm, duhet të mbaje radhë për një bërxollë dhe kishte shumë pak kamerierë. Nuk kishe mundësi zgjedhje në ushqim, pasi të gjithë kohën ishin të njëjtat gjëra, edhe proshuta ishte e njëjta. Dhomat pastroheshin dhe peshqirët ndërroheshin. Por, nuk kishte asnjë gjë argëtuese për fëmijët përveç pishinës”. Këto janë përshtypjet që ka shkuar një turist polak që ka qëndruar 10 ditë në plazhin e Durrësit. Si kjo edhe përshtypjet e mëposhtme u dhanë për hotelet shqiptare që agjencia polake Itaka kishte lidhur kontratat. Itaka është një agjenci e madhe polake që këtë verë ka siguruar kontrata me 12 hotele në Shqipëri për oferta “All Inclusive” dhe ka sjellë këtë vit në Shqipëri një numër të konsiderueshëm turistësh polakë.
“Ne pushuam gjithashtu në hotel… në Durrës. Java e parë ishte katastrofike, por javën e dytë disa gjëra u përmirësuan. Vaktet ishin shumë të varfra. Duket qartë se ata janë ende në fillesat e të mësuarit si të shërbejnë për turistët, por pse në kurrizin tonë. Unë mendoj se ata, para se të fillojë sezoni, duhet të marrin leksione për shërbimet bazë që duhen ofruar”, shprehet një tjetër turist polak.
“Sapo u prezantova me hotelin, gjërat në dhomë nuk ishin si shpjegimet në ofertë. Pastaj dita fillon me një trishtim të madh, pasi një vakt nuk ishte i përfshirë, teksa unë kisha blerë ofertën all inclusive. Pas kërkesave të mia këmbëngulëse për konsumin e drekës mu ofrua një vakt i ftohtë me një copë mishi që praktikisht ishte e pangrënshme. Në ofertë ishte premtuar se pishina ishte me bar falas, por kjo në realitet nuk ofrohej. Hoteli nuk kishte ekspres kafeje. Nuk kishte ushqim të mjaftueshëm, ishte pa shije, i ftohtë dhe shumica e vakteve ishin pa mish dhe peshk. Edhe supa gjeje rrallë. Nuk më pëlqeu fakti që në pritje ishin vënë shumë flamuj evropianë, ishte edhe ai i SHBA-së, por flamuri polak mungonte. Vendasit as nuk e konceptonin rëndësinë që kishin flamujt, teksa për ne ishte fyese, pasi hoteli ishte i mbushur vetëm me polakë. Avantazhi i hotelit është vendndodhja. Në afërsi të plazhit me rërë, kishte kafene dhe dyqane. Unë mendoj se organizatorët duhet të shesin këtë hotel me vetëm mëngjes, sepse versionet e tjera thjesht nuk janë të arritshme”, shprehet një tjetër vizitor polak për Durrësin.
“Kam qenë në hotel në Durrës nga data 13 deri më 20 qershor të vitit 2017 me një grup me dhjetëra polakë të tjerë. Hoteli ishte i ri, pajisje të reja dhe në afërsi të plazhit. Mëngjesi atje ishte shumë i vrazhdë sidomos për të konsumuar vaktin e parë. Fjalë për fjalë, nuk kishte asgjë për të ngrënë. Disa domate, sallatë jeshile, pak spageti, disa pjesë të mishit që nuk ishin të mjaftueshme as për 10 persona, supë e holluar me ujë dhe kështu. Pavarësisht ankesave tona edhe të nesërmen asgjë nuk kishte ndryshuar, përveçse supa bashkë me mishin u zhdukën nga menyja. Peshku gatuhej në vaj, ishte shumë i hollë dhe tej mase i skuqur. Në mëngjes arrije të merrje vetëm një briosh, pasi në të shumtën e rasteve çaji dhe lëngjet kishin mbaruar, kanat ishin të boshatisura dhe nuk mbusheshin prapë. Nuk bëhet fjalë për ëmbëlsira, akullore dhe fruta. Nuk kishte aktivitete argëtuese. Unë ju them, ju lutem braktisini ofertat all inclusive, pasi mund të ushqeheni me para ekstra, pasi ka plot dyqane perimesh në zonë dhe restorante të tjera që ofrojnë vakte të lira. Kostot e mia ishin shumë më të mëdha se oferta që më dha Itaka. Pushimet e mia u prishën”, thotë një tjetër turist për hotelin në të cilin agjencia polake Itaka kishte lidhur kontratën.
“Qëndrova në Durrës në korrik 2016 në hotel. Zona përreth është dramë e madhe, plot plehra dhe baltë. Ushqimi ishte i ftohtë dhe gjithmonë i njëjti, një pulë e servirur në forma të ndryshme. Restoranti nuk ka pajisje për ngrohjen e ushqimit. Për dhomën e hotelit nuk mund të ankohem. Muzika ishte gjithnjë me zë të lartë në çdo orë të ditës dhe kishim përshtypjen se ishte në dhomën tonë. Muzika ishte vendase, gjithmonë me zë të lartë, thjesht e padurueshme. Uji në det ishte i ngrohtë dhe noti ishte gjëja më e mirë atje”, është shprehur një tjetër turist polak.
“Kam qëndruar në Shëngjin në hotel për shtatë ditë. Po shoh që keni bërë shumë komente negative për këtë hotel, por situata nuk është kaq e rëndë. Hoteli është i madh pasi ka pothuajse 500 dhoma, kështu që fakti se ka shumë njerëz nuk duhet të befasojë askënd. Dhomat janë shumë të mëdha, banjo gjithashtu. Nëse nuk të pëlqen pamja, lehtësisht ndryshon dhomën. Për ushqimin dhe pijet ju lutem mos lexoni komentet e gjyshërve apo biznesmenëve, të cilët kërkojnë superluks duke paguar vetëm 2500 ZL (350 euro). Ushqimi qe i shijshëm dhe jo monoton. Në ofertat e alkooleve janë vetëm vera dhe birra. Uji i detit është i ngrohtë, por shpesh të duhet të luftosh për të zënë një shezlong. Shqipëria nuk është aq e ndyrë, sa po shkruani këtu, shumë qytete në Poloni, duken më keq, në aspektin e shërbimit hotelier. Shqipëria është një vend shumë i qetë gjatë natës, kemi ecur sikur të ishim në vendin tonë, pa na shqetësuar aspak. Nuk ke mundësi për shopping, por kjo nuk është ndonjë mangësi e madhe. Unë zakonisht nuk bëj komente për hotelet, por jam shumë i habitur se ky hotel është vlerësuar në mënyrë të ulët”. Këto ishin përshtypjet e një turisti polak që pushoi vitin e kaluar në Shëngjin.
“Kam qëndruar në Durrës. Hoteli ishte i pastër dhe peshqirët ndërroheshin. Ushqimi shumë i keq dhe ndaj nesh u krye një vjedhje”, shprehet një tjetër turist polak.
“Kam qëndruar në Durrës disa ditë. Mëngjesi ishte si një shuplakë për ne. Por, kishe mundësi të konsumoje vakte të lira jashtë ofertës në restorantet përreth. Në plazh kishte shumë gjëra që të bezdisnin. Shitës frutash dhe gjërash të tjera nuk të linin asnjë minutë të qetë dhe qentë e rrugës ishin të frikshëm. Ata pushonin ngjitur me ne të qetë në diell. Kur vinte darka, lukunia e mushkonjave të bënte copë. Ishte hera e para e imje në Shqipëri dhe e kam shumë të vështirë t’ju them juve që të shkoni atje”, shprehet një tjetër turist polak. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë