Me hapjen e sezonit turistik, jo vetëm vendasit, por edhe të huajt e kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për kalimin e pushimeve, veçanërisht Vlorën dhe Sarandën.
Ky turist nga Zvicra, ka qëndruar prej 10 ditësh në Shqipëri dhe shprehet se do t’ua propozonte edhe të tjerëve ta vizitonin vendin tonë.
“Jam me origjinë nga India, por jetoj në Zvicër, kështu që kam nënshtetësi edhe indiane dhe zviceriane. Këtu kam ardhur për pushime, jam turist dhe Shqipëria është vend shumë i mirë. Së pari Shqipëria është vendi i vetëm që i mirëpret turistët pa një test PCR, një gjë shumë e mirë të paktën nga ana e qeverisë që po lënë turistët të futen. Përpos kësaj, veriu ka male të mrekullueshëm, ndërsa jugu është fantastik për pushime në plazh. Shumë njerëz shkojnë në Greqi, por unë do ju propozoja të vijnë në Shqipëri, jugu është një mrekulli, dhe çmimet janë të mira. Nuk jam shumë i sigurt sa do qëndroj sepse çdo ditë bëj një plan të ri, ndoshta dhe një javë tjetër pasi jam këtu prej 10 ditësh.”
Masat kufizuese dhe ora policore nuk e shqetësojnë turistin për të marrë më të mirën nga pushimet e tij në Shqipëri.
“Nuk më ndikojnë fare si turist. Mesa di unë është një lockdoën pas orës 22:00, por unë s’kam pasur asnjë problem, ndoshta pasi më zë gjumi nga ajo orë. Por gjithsesi kam parë shumë njerëz jashtë pas atij orari, kështu që nuk e di sesa strikt janë edhe autoritetet me zbatimin e kësaj mase, por lëvizjet vazhdojnë. nuk ka qenë problem për mua”, thotë turisti i huaj për Vizion Plus.
Ndërsa përgjatë bregut, gjen edhe të huaj të tjerë me histori interesante, të cilat i lidhin me Shqipërinë.
“Jam nga Gjermania, kam ardhur për pushime, por gjithashtu për të vizituar të dashurin tim, i cili jeton këtu…Bregdeti është shumë i bukur.”
Por, përpos bregdetit, një nga atraksionet kryesore të jugut për turistët është edhe monumenti natyror i Syrit të Kaltër.
“Është mahnitëse, shumë shumë bukur, jemi shumë të impresionuar nga Shqipëria. Kemi vizituar disa vende, por ky këtu zë vendin e parë për mua, gjithashtu Lugina e Valbonës, dhe liqeni i Komanit, Durrësi po ashtu shumë vend interesant.”
Ndërsa janë edhe vendasit që nuk e ndërrojnë jugun me asnjë vend tjetër prej vitesh, siç është edhe mjeku në pension Sokol Agolli.
Ndërsa autoritetet shprehen pozitivë për një sezon të mbarë dhe të lehtësuar turistik këtë verë, që do të sjellë në vend shtetas nga shumë vende të botës.
Masat kufizuese apo ora policore pritet të ndikojnë vetëm te bizneset, të cilët kanë detyrimin të mbyllen në orën 23:00 gjatë qershorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?