Nga: Roger Waters
Përkthimi: Agron Shala
A ke ndie
E dhanë n’lajme
Fëmija yt mundet me t’lexue kush je
Si nji revistë
Si nji yll t’dikurshëm, sot pa punë
Si programin televiziv t’mbasdites
E pse jeta jeme po fluturon kaq shpejt?
Tung, t’due
A po m’ndien dikush?
Ndale telefonin
Ndali dritat
Ndali fjalët e tyne t’kota
Kam me e gjetë frekuencën e valëve t’shkurta
T’valëve që na lidhin ty e mue
Tung, t’due
A ke ndie
E kanë dhanë n’lajme
Shtabi i Përgjithshëm s’po mundet me kuptue
A âsht kjo fushatë nji fitore a humbje?
Jeta âsht e gjatë, ama sa shpejt shkon
Fëmijët duhet me e nda
T’ardhmen e tyne prej t’kaluemes tonë
Tung, t’due
A po m’ndien dikush
Shpirtnat po ecin bashkë me mue
E ndiej dashninë e tyne, e ndiej kreninë e tyne
Se unë e kam ndërtue nji urë a dy
Urat mes meje e teje
Tung, t’due
A ke ndie
E kanë dhanë n’lajme
Mundesh me gjetë paqen tande
N’anën e errtë t’Hanës
Kam me t’taku atje
Mujmë me ba rokenrol
Mujmë me ba zgjedhjen tonë
Me t’mira u njefshim a tung me thanë
Tung, t’due
A po m’ndien dikush
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi