Tuneli nën Kalanë e Shkupit, ende vetëm premtim në letër!

Ndërtimi i bulevardit të ri nga godina e Qeverisë që duhet të kaloj mbi Lumin Vardar për të vazhduar në një tunel nën Kala, për momentin mbetet vetëm se premtim në letër. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë turke për projektin nga Qyteti i Shkupit u tha se në përdorim pritet të lëshohet në vitin 2022. Me këtë projekt kapital vlerësohet se nga lagja Vodnjanska deri në Çair do të arrihet për 5 minuta, që me trafikun aktual në rastin më të mirë në këto dy destinacione mund të arrihet më së paku për 20 minuta. Sipas autoriteteve kjo do të ulë edhe ndotjen e ajrit prej veturave nga pritjet e gjata në trafik, ku vetëm në udhëkryqin tek Q.T. “Mavrovasja” kalojnë mbi 150 mijë automjete në ditë.
“Dokumentet e projektit, sipas marrëveshjes që kemi nënshkruar në qershor të këtij viti, ofertuesi i zgjedhur duhet t’i dorëzoj deri në muajin prill të vitit 2020. Pas plotësimit të atyre dokumenteve, projekti do të shkoj në revizion dhe pastaj do të jetë i gatshëm për hapjen e tenderit. Pres që kushtet për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm të bëhen të ditur deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Këshilltarët opozitarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit shprehen skeptik se ky projekt do të realizohet gjatë këtij mandati të Shilegovit. Ideja e këtij projekti është mbi gjysmë shekulli, kur zona nuk ka qenë aq e zhvilluar dhe kryeqyteti ishte i populluar me rreth 500 mijë banorë, thotë Trajanovski.
“Ky projekt një herë ishte edhe ne procedurë të tenderimit dhe mendoj se pikërisht për kontestet pronësore që dolën i njëjti u ndërpre. Nga ana tjetër kur të dalim nga Kalaja, ka një lagje të dendur me popullsi të quajtur ‘teneqe mëhalla’ që janë pikërisht në trasenë që planifikohet të ndërtohet”, pohoi Aleksandar Trajanovski, Këshilltar i “GROM” në Këshillin e Qytetit.
Në anën tjetër të bregut të mbipopulluar ku është paraparë të del tuneli ka shumë objekte banimi që duhet të prishen, mes të cilave edhe kjo Teqe. Banorët janë në shok.
“E kemi të dëgjuar këtë tani më ndër vite, por asnjëherë nuk u realizua. Nëse ndërtohet diçka e tillë nëpër këtë mëhallë që ka mbi 300 shtëpi, duhet dikush t’i paguaj ato objekte. Duhet të jepen shumë para që besoj se mund ta realizonte vetëm një shtet si Amerika ose Gjermania”.
Siç është prezantuar, traseja fillon nga bulevardi Shën Klimenti i Ohrit dhe do të ngrihet në lartësi prej 6 deri në 9 metra. Pastaj nga ndërtesa e Qeverisë, trafiku do të zhvillohet përgjatë një ure të re mbi Lumin Vardar, e gjatë 173 metra dhe e gjerë 20 metra, e cila do të ketë katër korsi. Ura do të vazhdojë si një viadukt i gjatë 262 metra deri në hyrje të tunelit nën Kala. Nga tuneli trafiku do të vazhdojë në një rrugë rrethore të ngritur pesë metra mbi Rrugën e “Plastikave”. Sipas vlerësimeve të Qytetit të Shkupit ndërtimi i rrugës, urës dhe tunelit nën Kala do të kushtojë rreth 30 milionë euro./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë