Është thuajse e pamundur sot ta gjeni dikë që mendon se pirja e duhanit është gjë e mirë për shëndetin.
Ka studime të panumërta shkencore rreth problemit të pirjes së duhanit dhe shumë projekte sociale janë duke e luftuar këtë problem, transmeton Telegrafi.
Por, fatkeqësisht, ata që e pinë duhanin e kanë tejet të vështirë ta lënë atë.
Varësia nga nikotina është sëmundje (jo shprehi, siç mendojnë disa) dhe si e tillë duhet të trajtohet.
Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta largoni këtë varësi të keqe dhe ta bëni një jetë më të shëndetshme.
– Filloni ngadalë. Përcaktojeni momentin specifik se kur do ta pini cigaren e fundit. Përpiquni ta gjeni një kohë kur nuk keni situata stresuese (si teste, ndërrim të punës, etj.)
– Pastrojeni shtëpinë. Hidhni në bërllok taket, çakmakët dhe të gjitha cigaret që i keni. Nëse keni në familje njerëz që pinë duhan, kërkoni nga ta që t’jua respektojnë vendimin dhe të përpiqen të mos pinë duhan kur janë afër jush.
– Në momentin që e ndjeni nevojën për ta ndezur një cigare, pijeni një gotë ujë.
– Ndaloni konsumimin e kafesë, të paktën në fillim. Ka shumë shanse që jeni mësuar ta pini kafen me cigare, andaj edhe rrezikoni të keni nevojë më të madhe për ta ndezur një kur pini kafe.
– Përpiquni t’i analizoni rrethanat kur keni pirë më së shumti duhan dhe mundohuni t’i shmangni ato.
– Nëse mendoni se nuk jeni duke mundur ta luftoni më dëshirën për ta ndezur një, vetëm pastroni dhëmbët dhe gojën me ujë të ftohët. Nëse mundeni, pijeni edhe një gotë qumësht. Pas kryerjes së këtyre gjërave, njerëzve zakonisht u ikë dëshira për ta ndezur cigaren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri