Trup këshilldhënës për emra të shoqatave dhe subjekteve juridike në Maqedoni

Formimi i shoqatës së bullgarëve në vend, me emra provokativ që asocojnë në fashizëm, e që ngriti reagime negative në opinion, kanë detyruar qeverinë të krijojë një trup këshilldhënës për dhënie të mendimeve për përdorimin e emrave të personaliteteve historike dhe të tjerëve për shoqatat dhe subjektet juridike. Në seancën e sotme konstituive për kryesues të këtij trupi është zgjedhur Boban Petrovski nga Instituti për Histori në Shkup.
Trupi këshilldhënës do të jep mendime, por nuk ka ingerenca të ndalojë përdorimin e emrave sikurse klubet kontestuese të bullgarëve në vend, “Ivan Mihajlov” ose “Mbreti Borisi i Tretë”, të cilët për maqedonasit asocojnë në kohën e fashizmit. Në përbërje të trupit janë shtatë profesorë të historisë dhe akademikë, kurse për kryesues është zgjedhur Boban Petrovski nga Instituti për Histori në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
“Ky trup do të jem mendime për karakterin e personaliteteve historike, mënyrën se si do të formohen shoqatat, me qëllim të shmangies së keqpërdorimeve të personaliteteve të caktuara që kanë kontekst negative nëpër epoka të ndryshme”, thonë nga qeveria e RMV-së.
Kjo erdhi si pasojë kur shumë institucione të vendit “hidhnin topin” se kush ka lejuar regjistrimin e klubeve të bullgarëve në Manastir, Ohër dhe vende tjera, me emra që interpretohen si ofenduese për qytetarët. Kohë më parë reagoi dhe komuniteti hebraik.
“Jemi të ofenduar nga regjistrimi i shoqatës “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër, por edhe nga lehtësia me të cilën në vendin tonë glorifikohet nacizmi, fashizmi dhe përhapet gjuhë e urrejtjes. Në vitin 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mbreti Borisi i Tretë dhe Qeveria e Bullgarisë mbretërore janë fajtorët e drejtpërdrejtë për deportimin e më shumë se 11.300 hebrenjve nga territoret e okupuara në Maqedoni, Greqi dhe Serbi”, thonë nga Bashkësia Hebraike
Bullgarët insistojnë se në RMV ka mbi 100.000 bullgarë, sipas numrit të pasaportave bullgare. Thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen mjaftueshëm dhe kushtëzojnë vendin para se të nisin negociatat praktike aderuese me BE që t`i fus bullgarët si bashkësi e barabartë në Kushtetutës. Por, në regjistrimin e vitit të kaluar, 3.500 qytetarë të vendit ishin deklaruar si bullgarë, kurse në zgjedhjet para tri ditëve kishin votuar vetëm 180 shtetas bullgarë në Maqedoninë e Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët