Carla Bleiker
Dita e Pavarësisë është një ditë e madhe feste për amerikanët. Qoftë në brigjet luksoze lindore, në zonat rurale të Perëndimit të Mesëm apo qytetet liberale të Kalifornisë – kudo 4 Korriku është një datë që i bën bashkë amerikanët. ata kalojnë kohë me familjen, me miqtë dhe shohin në fund një spektakël fishekzjarrësh. Në një vend, që në shumicën e ditëve të tjera të vitit është një vend i ndarë ideologjikisht, Dita e Pavarësisë i bashkon njerëzit.
Pikërisht për këtë arsye, është irrituese që Donald Trump këtë ditë e shfrytëzon për qëllimet e tij. Edhe një herë e përsëris: Jo, nuk është normale që një president në detyrë të mbajë fjalim në Ditën e Pavarësisë në Uashington. Kjo ka ndodhur deri më tani vetëm një herë: Në vitin 1951, kur presidenti Harry S. Truman, në një fjalim para monumentit të Uashingtonit informoi për gjendjen aktuale në Luftën e Koresë.
Në këtë 4 Korrik, SHBA nuk gjendet në luftë. Megjithatë, presidenti Trump vendosi të nderojë ushtrinë në salutimin e tij për Amerikën. Tanke të rënda të ardhur enkas me tren nga Xhorxhia kaluan nëpër rrugë, megjithë shqetësimin e administratave lokale dhe kritikave për dëmtimin e rrugëve apo madje edhe të prishjes së urave.
Por, Donald Trump nuk e çau kokën për këtë. Ai e kishte prej kohësh dëshirën të mbante një paradë ushtarake në Uashington, dhe pa tanke sigurisht nuk ka paradë ushtarake. Mund ta përfytyrosh se si do ketë përplasur këmbët në mbledhjet përgatitore për ceremoninë e festimeve.
Paradat me tanke dhe politikanë të sjellin ndër mend shtetet autoritare si Korenë e Veriut apo Rusia, të dyja vende, që u duk se fituan simpatinë e Trumpit. Por, që Donald Trump tani ua merr qytetarëve të tij këtë ditë jopolitike, për të vendosur vullnetin e tij, tregon se ai as gishtin nuk e lëviz për unitet e për të qenë larg partishmërisë.
Fjalimi i tij fillon me përkujtimin e heroizmit ushtarak të trupave Georg Washingtonit, që në luftën e pavarësisë arritën të fitonin kundrejt britanikëve në numër shumë më të madh. Edhe për shfuqizimin e skllavërisë foli presidenti para memorialit të Lincolnit. Edhe për atë që Lincoln ngriti lart në fjalimin e tij në Getisburg në vitin 1863, “qeveri të popullit, përmes popullit dhe për popullin”.
Por, këto fjali tingëllojnë bajate në ceremoninë e Trumpit, një ceremoni, së cilës shumë qytetarë të Uashingtonit në shesnjë proteste i qëndruan larg, sepse ata e vlerësuan në mediat sociale sjelljen e qeverisë në Ditën e Pavarësisë si “turpëruese” ose të shëmtuar”.
Nuk ka askush diçka kundër që të nderohen burrat dhe gratë e ushtrisë amerikane. Por, 4 Korriku, Dita e Pavarësisë, një ditë e të gjithë popullit amerikan është dita e gabuar për parada të tilla dhe “National Mall” në zemër të Uashingtonit është vendi i gabuar për tanke dhe avionë luftarakë. Lëvdatat e himnet presidentit Trump për pjesëtarët e forcave ushtarake në Ditën e Pavarësisë janë një përpjekje kaq e kuptueshme për të përfituar nga imazhi i tyre i lartë në shoqërinë amerikane, veçanërisht me amerikanëve konservatorë.
Tam-tami i politizuar ushtarak përfundoi me “Himnin e Betejës së Republikës”. 4 Korriku 2019 – një ditë feste do të mbetet në kujtesën e shumë amerikanëve, por jo për mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit