Nga: Ekipi i reporterëve të ditores The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Në fund, nuk pati asnjë afërsi në rezultate. Një zgjedhje presidenciale që për shumë kohë ishte parashikuar të ishte tejet e ngushtë, shumë shpejt doli të ishte triumf për Donald Trumpin.
Në vend që të pritej për ditë të tëra për rezultatin, siç kishin parashikuar shumëkush, Trumpi siguroi mjaftueshëm vota për të shpallur fitoren në orën 2:30 të mëngjesit – sipas orës lokale, në mëngjesin pas zgjedhjeve. Kësaj here nuk kishte nevojë për pretendime për parregullsi, si në vitin 2020. Mediat e konfirmuan rezultatin menjëherë më pas.
Fitorja e Trumpit nuk u mbështet në margjina të vogla në disa shtete kyçe, siç ishte rasti kur fitoi në vitin 2016. Përkundrazi, republikani fitoi mbështetje në të gjithë hartën elektorale, si në shtetet e kuqe ashtu edhe në ato të kaltra, duke hedhur poshtë shumë nga supozimet tradicionale për kufizimet e tij dhe të partisë së tij. Edhe në shtetin e tij të lindjes, në Nju-Jork, një nga bastionet më të kaltra të vendit, Trumpi arriti të ngushtojë diferencën prej 23 pikësh në vetëm 11.
Me të paktën 80 për qind të votave të numëruara në qendrat e votimit, ai ka mbi 50 për qind të votës popullore – nivel që nuk e kishte arritur në dy kandidaturat e tij të mëparshme për Shtëpinë e Bardhë – dhe duket pothuajse i sigurt se ka fituar më shumë vota të përgjithshme sesa Kamala Harris.
Rezultatet paraqesin një tablo të një elektorati amerikan që po ndryshon. Koalicioni i votuesve të pakicave etnike, që për vite me radhë ka qenë baza e mbështetjes demokrate, duket se është përçarë, me disa nga anëtarët e tij që kanë lëvizur drejt orbitës së Trumpit. Ky trend ishte më i dukshëm te votuesit latinë dhe, më pak, por gjithsesi i pranishëm, te afrikano-amerikanët.
Gratë votuese, te të cilat Harrisi kishte bazuar shpresat e saj, nuk u qasën drejt saj në numra të mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin. Kandidatja demokrate i tejkaloi rezultatet e Joe Bidenit me gratë e bardha, krahasuar me katër vite më parë – sipas disa sondazheve pas votimit – ndërsa Trumpi kishte mbështetje të fortë mes burrave, veçanërisht të atyre nën moshën 30-vjeçare.
Në zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2020, Trumpi i befasoi ata që bëjnë sondazhe dhe pjesën më të madhe të elitës politike me aftësinë e tij për të sjellë votues të rinj, shpesh mes njerëzve që më parë kishin pak interes për zgjedhjet. Në vitin 2024, për habinë e shumë vëzhguesve të politikës, duket se ka arritur të përsërisë të njëjtën gjë.
Një tipar i hartës që tregon ndryshimin e votave nga zgjedhjet e mëparshme është gama e gjerë e vendeve ku Trumpi arriti të rrisë votën e tij, përfshirë pjesë të shteteve të kuqe ku tashmë po fitonte me diferenca të mëdha.
Madhësia dhe natyra e fitores së Trumpit tregojnë për një ripozicionim të hartës elektorale të Amerikës, që mund të transformojë në mënyrë dramatike politikën në ShBA në vitet e ardhshme.
Boshti latin
Gjatë gjithë vitit, fushata e Trumpit këmbënguli se do të arrinte të rriste mbështetjen mes votuesve latinë, të cilët që nga fundi i administratës së George W. Bushit kanë qenë të prirur të mbështesin demokratët. Gjatë javës së fundit, kjo shpresë dukej më e dyshimtë pas polemikës që pasoi nga komentet e komedianit Tony Hinchcliffe, i cili – në një tubim të Trumpit – e quajti Porto Rikon një “ishull notues plehrash”.
Në fund, votuesit latinë e ndihmuan Trumpin të tejkalonte vijën ndarëse. Megjithëse do të duhet kohë për të pasur një ndarje përfundimtare mbi mënyrën si votuan grupet e ndryshme, ka indikacione të forta se Trumpi rriti ndjeshëm përqindjen e votave mes këtij grupi.
Qarku Osiola afër Orlandos në Florida ka një shumicë latine, përfshirë një popullsi të konsiderueshme me lidhje me Porto Rikon. Në vitin 2020, Bideni fitoi Osiolën me 56 për qind kundrejt 43 për qind; kësaj here Trumpi e fitoi ngushtë këtë qark.
Në Qarkun Star të Teksasit, që shtrihet përgjatë Rio Grandes, pothuajse të gjithë votuesit – me përjashtim të dy për qind prej tyre – identifikohen si latinë ose hispanikë. Në vitin 2016, Hillary Clinton fitoi me 79 për qind; katër vjet më vonë, pjesa e Bidenit ra në 52 për qind. Të martën, Trumpi mori kontrollin e qarkut me 58 për qind të votave, duke lënë Harrisin pas. Kjo është hera e parë në mbi 130 vjet që një republikan fiton këtu.
Republikanët besojnë se fushata e tyre, e bazuar te çështjet ekonomike dhe kulturore – nga inflacioni deri te theksimi i asaj që ata e quajnë vlera “tradicionale” familjare – tërhoqi votuesit latinë, veçanërisht ata me sfond të klasës punëtore. “Komunitetet tona hispanike nuk po largohen thjesht nga Partia Demokrate”, tha senatori kubano-amerikan Ted Cruz, i cili u rizgjodh në Teksas, “ato po kthehen në vlerat konservatore që kurrë nuk i kanë braktisur”.
Duke qenë se latinët janë një nga grupet e pakicave që rriten më shpejt në vend, një ndryshim i përhershëm në sjelljen e votimit do të pengonte planet e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme.
Vota afro-amerikane
Koalicioni demokrat në zgjedhjet e fundit është mbështetur në arritjen e përqindjeve të larta të mbështetjes midis afro-amerikanëve – Bideni fitoi 92 për qind të votave të tyre në vitin 2020, sipas institutit Pew Research. Partia u përpoq shumë për të ruajtur këtë mbështetje, veçanërisht mes të rinjve meshkuj, të cilët historikisht janë më pak të prirur për të votuar.
Barack Obama vizitoi shtetin kyç të Pensilvanisë për t’i bërë thirrje “vëllezërve” që të mbështesnin Harrisin, “dikë që është rritur si ju … dhe e kupton luftën, dhimbjen dhe gëzimin që vijnë nga ato përvoja”.
Megjithatë, sondazhet e para tregojnë se këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme – edhe pse të dhënat fillestare janë më pak vendimtare sesa për latinët. Të dhënat nga Associated Press tregojnë se votuesit me ngjyrë ishin pak më pak të prirur të votonin për Harrisin sesa për Bidenin në vitin 2020. Një sondazh i NBC-së raportoi se ndërsa 92 për qind e grave me ngjyrë mbështetën Harrisin, kjo ishte e vërtetë vetëm për 78 për qind të burrave me ngjyrë.
Në disa zona me popullsi të madhe me ngjyrë, kishte shenja të rritjeve të vogla të mbështetjes për republikanët, veçanërisht në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut.
Për shembull, në Qarkun Klejton të Xhorxhias, një nga zonat më demokratike të shtetit, në vitin 2020 u raportua një lëvizje prej 0.85 pikësh drejt republikanëve. Në Dekalb, që përfshin një pjesë të Atlantës, lëvizja ishte 1.3 pikë. Në Karolinën e Veriut, qarqet rurale si Uilsoni, Egjkombi dhe Piti gjithashtu votuan për Trumpin me shifra pak më të larta.
Diferenca gjinore
Për demokratët, një nga kalkulimet më të mëdha ishte se zemërimi për vendimin e Gjykatës Supreme, që hoqi të drejtën kushtetuese për abort, do të nxiste shumë gra të votonin kundër Trumpit. Tre gjyqtarët e Gjykatës Supreme të emëruar prej tij ishin pjesë e shumicës së re që mori këtë vendim.
Me dallimin gjinor që doli si një nga vijat kryesore ndarëse në zgjedhje, disa analistë politikë spekuluan se gratë, të motivuara nga çështja e abortit, do të ishin votuese më të besueshme sesa burrat, të tërhequr nga personaliteti i Trumpit.
Megjithatë, sipas sondazheve pas zgjedhjeve, kishte vetëm një zhvendosje modeste të grave votuese në drejtim të demokratëve. Në fakt, një sondazh i CBS-it tregoi se përqindja e votës për partinë mes grave ra nga 57 për qind në vitin 2020 në 54 për qind.
Kjo ishte më shumë se një reagim nga zhvendosja e dukshme e votuesve meshkuj që mbështesnin Trumpin në këto zgjedhje. Në të njëjtin sondazh të CBS-it, burrat nën 30 vjeç mbështetën kandidatin republikan me një diferencë prej 56 për qind kundrejt 38 për qind.
Sondazhi i CNN-it tregoi se Harrisi fitoi mes votueseve gra me 10 pikë përqindjeje, ndërsa Trumpi fitoi tek burrat me të njëjtën margjinë.
Rishkrimi i hartës
Suksesi i Trumpit është i dukshëm në një numër shtetesh të rëndësishme, ku rezultati nuk ishte kurrë i dyshimtë, por margjina e fitores ka ndryshuar në mënyrë dramatike.
Tetë vite më parë, kur Trumpi mundi Clintonin, Florida konsiderohej si një nga shtetet kyçe. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara këtë vit, Trumpi kryeson në shtetin e tij të adoptuar me 56 për qind të votave, krahasuar me 43 për qind për Harrisin.
Por, zhvendosja e përgjithshme e elektoratit amerikan drejt së djathtës mund të ilustrohet më së miri duke parë nga afër korridorin verilindor, duke përfshirë Nju-Jorkun dhe rajonin e Anglisë së Re.
Republikanët fituan terren në disa prej shteteve më të populluara të verilindjes – jo vetëm në Nju-Jork, por edhe në Nju-Xhersi, ku margjina e fitores së demokratëve ra nga 16 në pesë pikë përqindjeje, dhe në Konektikat nga 20 pikë përqindjeje në 11.
Në lagjen Kuins të Nju Jorkut, ku u rrit Trumpi, partia regjistroi një rritje prej 10 për qind në mbështetje (edhe pse kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar).
Nëse entuziazmi për republikanët përkthehet në fitore për kandidatët për Kongres në verilindje, kjo mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes ende të pazgjidhur se cila parti do të ketë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve – dhe nëse partia e Trumpit do të ketë kontrollin e plotë mbi të dy degët e zgjedhura të qeverisjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme