Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Marco Rubio do të jetë Sekretari i Shtetit amerikan.
Republikani tha se senatori i Floridës ishte “lider shumë i respektuar ” dhe një “zë shumë i fuqishëm për lirinë”.
“Ai do të jetë një avokat i fuqishëm i kombit tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, shtoi ai.
Sekretari i Shtetit është diplomati më i lartë i Amerikës gjersa këtë post aktualisht e mbanë Antony Blinken.
Rubio është nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës në Senat dhe gjithashtu është anëtar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Po ashtu si shumë të tjerë të emëruar nga 78-vjeçari, ai është kundërshtari i politikave të Iranit dhe Kinës.
Në vitin 2016, Rubio dhe Trump u ndeshën me njëri-tjetrin për nominimin presidencial të Partisë Republikane.
Ndërkohë, senatori i Floridës ka reaguar pas nominimit zyrtar për rolin e Sekretarit të Shtetit.
“Përgjegjësia për të udhëhequr Departamentin e Shtetit të SHBA është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe ndihem i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka vendosur tek unë”, tha ai.
“Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar agjendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e presidentit Trump, do të sjellim paqe përmes forcës dhe gjithmonë do të vendosim interesat e amerikanëve dhe të Amerikës mbi gjithçka tjetër. Pres me padurim të fitoj mbështetje nga kolegët e mi në Senatin amerikan, që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në kohë kur ai të marrë detyrën më 20 janar”, ka shkruar Rubio në platformën X.
Leading the U.S. Department of State is a tremendous responsibility and I am honored by the trust President Trump has placed in me. As Secretary of State, I will work every day to carry out his foreign policy agenda. Under the leadership of President Trump we will deliver peace…
— Marco Rubio (@marcorubio) November 13, 2024
Po “marrëdhëniet” e 53-vjeçarit me Kosovën?
Ndonëse ka vite që është pjesë e politikës amerikane, ai ka pak raste kur “ka shprehur” qëndrimet e tij rreth Kosovës.
Në këtë drejtim, në një postim në Twitter në shkurt të vitit 2021, ai kishte folur për njohjen e Kosovës, nga Izraeli, me ndërmjetësim të presidencës së parë të Trump.
“Senatori Rubio përshëndet Izraelin dhe Kosovën për themelimin e raporteve diplomatike. Ky është hap i rëndësishëm për të dyja shtetet si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, kishte shkruar Rubio, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë në një fjalim të publikuar më 13 shtator 2011, Rubio kishte folur për rolin e Amerikës në botë – duke përmendur edhe ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Ballkan.
“Forcat e armatosura amerikane kanë qenë një nga forcat më të mëdha të botës në shekullin e shkuar. Ato e ndalën nazizmin dhe komunizmin dhe djaj të tjerë si spastrimin etnik nga serbët. Ato ndihmuan lindjen e demokracive nga Gjermania deri në Irak. Kanë bërë ndihma e kanë kryer misione të panumërta për shtetin tonë”, ishte shprehur ai.
Veç këtyre, në vitin 2018, Rubio ka pasur takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një njoftim ishte bërë e ditur se presidenti Thaçi është takuar me senatorin Ron Johnson, me të cilin ka biseduar lidhur me mundësitë e thellimi të bashkëpunimit.
“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, ishte thënë në një njoftim të Presidencës së Kosovës, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos