LAJMI I FUNDIT:

Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesarit

Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesarit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump tha përmes një deklarate të premten se do të emërojë financierin Scott Bessent në postin e Sekretarit të Thesarit.

Bessent, 62 vjeç, është themeluesi i fondit “Key Square Capital Management” dhe ka punuar vazhdimisht për “Soros Fund Managment” që nga viti 1991.

Nëse konfirmohet, ai do të jetë homoseksuali i parë në postin e Sekretarit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara. Ai është një mbështetës i kontrollit të ashpër të deficitit dhe ka thënë se do të punojë për të ulur borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, shkruan zeriamerikes.


“Ky cikël zgjedhor është shansi i fundit për Shtetet e Bashkuara për të dalë nga ky mal me borxhe pa u bërë një lloj demokracie socialiste e stilit europian”, tha ai për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” në gusht.

Trump njoftoi gjithashtu emërimin e Russell Thurlow Vought në postin e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit dhe ish-ligjvënësen Lori Chavez-DeRemer në postin e Sekretares së Departamentit të Punës.

Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu njoftoi emërimin e ish trajnerit të disa ekipeve të futbollit amerikan, Scott Turner në postin e Sekretarit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe ish-zyrtarin e Departamentit të Shtetit Alex Wong në postin e zëvendës këshilltarit të sigurisë kombëtare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori