LAJMI I FUNDIT:

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Donald Trump iu përgjigj ukrainasve që mund të jenë të zhgënjyer nga fakti që zyrtarët e vendit të tyre nuk u ftuan në bisedimet për paqen.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje nëse në tryezë nuk është ai dhe përfaqësuesit e shteteve evropiane, raporton cnn.

“Mendoj se kam fuqinë për ta përfunduar këtë luftë dhe mendoj se po shkon mirë. Por sot dëgjova: ‘Oh, mirë, ne nuk u ftuam.’ Po, ju keni qenë aty për tre vjet. Duhej ta kishit përfunduar pas tre vitesh. Nuk duhej ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit arritur një marrëveshje”, pretendoi gabimisht Trump në lidhje me Ukrainën.


Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky
Lexo po ashtu Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Lideri amerikan tha se ai mund të kishte “arritur një marrëveshje” për Ukrainën nëse do të ishte president i SHBA-së kur shpërtheu lufta në vitin 2022.

“Unë mund të kisha arritur një marrëveshje për Ukrainën që do t’u jepte atyre pothuajse të gjithë territorin”, tha 78-vjeçari.

“Çdo gjë, pothuajse të gjithë territorin. Dhe askush nuk do të ishte vrarë dhe asnjë qytet nuk do të ishte shkatërruar”, përfundoi ai.

Ndryshe, zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë diskutuar sot në Riad të Arabisë Saudite, pa praninë e Ukrainës. /Telegrafi/