Truth Social, platforma e mediave sociale në pronësi të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, duket se po shqyrton një kalim në hapësirën e kriptomonedhave.
Grupi Trump Media & Technology ka aplikuar për regjistrimin e markës tregtare javën e kaluar për TruthFi, të cilën e përshkruan si një platformë për përpunimin e pagesave me kriptomonedha.
Aplikimi për markën tregtare përmban pak detaje, por përmend disa mundësi përdorimi për TruthFi, përfshirë shërbime për përpunimin e pagesave me kartë, menaxhimin e aseteve, shërbime depozitimi dhe tregtimin e aseteve digjitale, shkruan cnn.
Nuk është e qartë sa larg ka shkuar Trump Media në vlerësimin e një shërbimi pagese me kriptomonedha apo nëse kompania publike në pronësi të 78-vjeçarit do të prezantojë përfundimisht një platformë të tillë. Kalimi në kriptovalutë mund të jetë një mënyrë për të diversifikuar jashtë mediave sociale.
Ndryshe, ky lajm vjen vetëm disa javë pas fitores së Trumpit në zgjedhjet amerikane, një fitore e mbështetur pjesërisht nga mbështetje e fortë nga industria e kriptomonedhave që ka nevojë për rregullore më miqësore nga Washingtoni.
Trump, i cili dikur kritikonte Bitcoinin, por tani e ka përqafuar atë, premtoi gjatë fushatës ta bëjë Shtetet e Bashkuara “kapitalin e kriptomonedhave të planetit” dhe të krijojë një rezervë kombëtare të kriptomonedhave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi