Kur presidenti amerikan, Donald Trump, të mërkurën tha se mund të takohet së shpejti me kolegun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e luftës trevjeçare në Ukrainë, ai gjithashtu tregoi dhe ku mund të ndodhte ky takim.
“Ne presim që ai të vijë këtu, dhe unë do të shkoj atje, për herë të parë do të takohemi ndoshta në Arabinë Saudite… Do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka”, tha lideri amerikan për gazetarët, shkruan New York Times.
Trump tha se ai dhe Vladimir Putin kanë marrëdhënie të mira me trashëgimtarin e kurorës Mohammed bin Salman, de fakto sundimtari i Arabisë Saudite, si arsye pse ata e zgjedhën këtë komb për takimin e parë.
“E njohim trashëgimtarin e kurorës dhe mendoj se do të ishte një vend shumë i mirë për të qenë”, tha 78-vjeçari.
Arabia Saudite po luan gjithnjë e më shumë rol si ndërmjetës në luftën ruso-ukrainase, së bashku me fqinjët e saj, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për princin Mohammed, ndërmjetësimi në luftë përbën një mundësi për të forcuar statusin si lider global, ndikimi i të cilit shtrihet përtej Lindjes së Mesme.
Kjo gjithashtu i mundëson atij të pozicionohet si ndërmjetës kyç, i aftë të sjellë kombet e fuqishme në tryezën e negociatave, pavarësisht luftës së vazhdueshme për të përfunduar përfshirjen e Arabisë Saudite në luftën shkatërruese të Jemenit. Në shtator të vitit 2022, princi Mohammed ndihmoi në ndërmjetësimin për lirimin e 10 të burgosurve nga vende të ndryshme, në kuadër të një procesi më të gjerë shkëmbimi mes Rusisë dhe Ukrainës.
Më vonë, në muajin maj të vitit 2023, ai ftoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të fliste në një takim të liderëve arabë në qytetin saudit të Jeddas, ku Zelensky i bëri thirrje kombeve të Lindjes së Mesme të mbështesin Ukrainën kundër Rusisë.
Më vonë atë verë, Arabia Saudite dhe Ukraina organizuan bashkërisht biseda prapa dyerve të mbyllura në Jedda, me qëllim përfundimin e luftës, të cilëve iu bashkuan diplomatë nga mbi 40 shtete, por jo nga Rusia.
Në muajin gusht të vitit 2024, Arabia Saudite luajti një rol të fuqishëm në negociatat për shkëmbimin më të madh të të burgosurve ndërmjet SHBA dhe Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, dhe Putin i shprehu falënderimet personale trashëgimtarit të kurorës. Më herët këtë të mërkurë, dërguari i posaçëm i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se princi Mohammed luajti një rol “instrumental” në ndërmjetësimin për lirimin e Marko Fogelit, një mësues amerikan i arrestuar nën akuzën se solli marihuanë mjekësore në Rusi në gusht të vitit 2021.
„Ai ka një miqësi shumë të fortë me presidentin Trump, dhe pas kulisave ka inkurajuar, shtyrë dhe kërkuar rezultatet e duhura, dhe kjo ka qenë e dobishme, vërtet ka qenë“, tha Vitkof për rolin e trashëgimtarit të kurorës saudit.
Si shumë shtete të Lindjes së Mesme, Arabia Saudite ka bërë të qartë se nuk dëshiron të anojë nga asnjëra palë. Ajo ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë, ndërkohë që ka ruajtur lidhje të ngushta me Rusinë.
Administrata Trump gjithashtu kërkon që vendet e Gjirit të pasura me burime natyrore, veçanërisht Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të luajnë një rol pasluftë në Gaza.
Trump promovon propozimin për të zhvendosur rreth dy milionë palestinezë nga Gaza, dhe pastaj të kthejë këtë enklavë në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.
Më herët këtë javë, mbreti jordanez Abdullah II-të tha se do të mbahet një takim në Rijad, kryeqytetin saudit, ku do të diskutohet për propozimin e Trumpit për Gazën, para se liderët arabë të mblidhen në një samit urgjent të Ligës Arabe në Kajro më 27 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"E përdor fatkeqësinë për promovim" - Vuçiq vizitoi me 11 kamera të lënduarit nga Maqedonia, shkakton reagime të mëdha

Trump ka transformuar plotësisht Zyrën Ovale – me ar “kudo”

Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian bëjnë thirrje për sanksione ndaj Dodikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren