Ironizon Trump: Nëse s'ka marrëveshje me Iranin, fajtor JD Vance - në rast të kundërt, unë jam më meritori

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë ironike lidhur me negociatat për marrëveshje me Iranin.
Sipas tij, nëse marrëveshja nuk arrihet, fajin do ta mbajë zëvendëspresidenti JD Vance, ndërsa nëse ajo realizohet, Trump tha se do të marrë “të gjitha meritat”, e cila gjë ka bërë të qeshin të gjithë të pranishmit teksa ai mbante një fjalim.
“Nëse marrëveshja me Iranin nuk ndodh, do ta fajësoj JD Vance. Nëse ndodh, do të marr të gjitha meritat”, deklaroi lideri amerikan.
Deklarata e 79-vjeçarit vjen në një moment tensioni ndërkombëtar, teksa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po përpiqen të rivendosin marrëveshjet e kontrollit bërthamor me Teheranin.
Analistët e politikës amerikane thonë se kjo qasje e 79-vjeçarit mund të ketë ndikim në marrëdhëniet e tij me udhëheqësit e tjerë brenda Partisë Republikane.
Ndryshe, Trump ka deklaruar se Iranin do ta kthejnë në “Kohën e Gurit” nëse nuk arrin marrëveshje me SHBA-në. /Telegrafi/

















































