Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar mbrëmë (e mërkurë) një dokument, me të cilin urdhërohet që t'i jepet fund praktikës së ndarjes së fëmijëve nga prindërit emigrantë në kufirin e SHBA-ve.

Trump ka bërë një kthesë të madhe, duke urdhëruar Sigurinë Kombëtare që të mos i ndajë më fëmijët nga prindërit që besohet se janë futur ilegalisht në SHBA, transmeton Telegrafi.


2 107

"Nuk më pëlqen ndjenja që familjet të ndahen", ka deklaruar Trump para gazetarëve.

Për këtë vendim të marrë nga Trump, besohet të ketë pasur ndikim të madh e bija e tij Ivanka që i tregoi fotografi të fëmijëve të mbyllur në kafaze, derisa bashkëshortja Melania ishte ajo që ia mbushi mendjen që të ndërron qëndrim.

3 80

"Ivanka dhe gruaja ime përkrahin fuqishëm idenë e mos ndarjes së fëmijëve nga prindërit. Mendoj se njëjtë ndihet çdo njeri që ka zemër", ka shtuar Trump.

Me të nënshkruar dokumentin që ndalon ndarjen e fëmijëve nga prindërit, Ivanka ka komentuar veprimin e të atit.

4 67

"Faleminderit që urdhërove që të mos ndahen fëmijët nga prindërit në kufijtë tanë. Kongresi duhet të veproj tani dhe të gjej një zgjedhje konsistente që përfaqëson vlerat tona: vlera këto që na bëjnë të punojmë për një jetë më të mirë për ne dhe familjet tona", ka deklaruar Ivanka.

5 63

Trump mendon se Kongresi duhet të ndërmerr masa tani - megjithatë ka shprehur haptazi idenë se vazhdon të jetë pro ndërtimit të murit në vijën kufitare me Meksikën.

Javën e kaluar opinioni në mbarë ishte shokuar, kur fotografi dhe pamje të ndryshme u publikuan nga qendra të ndryshme në Meksikë, ku shiheshin fëmijët e emigrantëve duke u ndarë nga prindërit. /Telegrafi/

6 45

7 39