LAJMI I FUNDIT:

Trump: Kam mbështetur vendimin e vendeve arabe për Katarin

Trump: Kam mbështetur vendimin e vendeve arabe për Katarin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi sot se ai ka qenë mbështetës i vendimit të shteteve arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, për të ndërprerë të gjitha lidhjet me Katarin mbi dyshimin se ka mbështetur grupet militante.

Shtëpia e Bardhë më vonë raportoi se Trumpi  kishte zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud mbi eliminimin e promovimit të ekstremizmit nga çdo komb në rajon, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Të hënën Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jemeni njoftuan se ndërprenë lidhjet diplomatike dhe mbyllnin kufijtë me Katarin, duke akuzuar shtetet e Gjirit për mbështetje të terrorizmit në Siri dhe Jemen.


Vendimi u morë dy javë pas pjesëmarrjes së Trumpit në një takim në Arabinë Saudite me rreth 50 drejtues myslimanë që u përqëndruan në ndërtimin e një partneriteti kundër terrorizmit.

Uashingtoni ka kohë që kritikon Katarin si të dyshuar për financimin e grupeve ekstremiste të dhunshme, por kombi i vogël i Gjirit i cili është i pasur me gaz dhe naftë, ka gjithashtu një qendër kryesore ushtarake amerikane.

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Kalo në kategori