LAJMI I FUNDIT:

Trump është duke përgatitur një rregullore për rrjetet sociale

Trump është duke përgatitur një rregullore për rrjetet sociale

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është duke përgatitur një dekret ekzekutiv me qëllim të zvogëlimit të mbrojtjes ligjore që mbron kompanitë e mediave sociale nga përgjegjësia për ato që publikohen në platformat e tyre, thanë sot dy zyrtarë të lartë të administratës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë që presidenti do ta nënshkruante dekretin më vonë sot, por nuk pranuan të komentojnë përmbajtjen e tij.

Disa nga idetë në dekret vijnë nga një “samit i mediave sociale” i mbajtur në korrik të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, thanë zyrtarët.


Trump kërcënoi rregulla të reja apo edhe një ndalim të punës së tyre dje, një ditë pasi Twitter shtoi një shënim në dy nga mesazhet e tij në lidhje me nevojën për të kontrolluar të dhënat e paraqitura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara në to.

Sipas AP, presidenti Trump nuk mund të kalojë në mënyrë të njëanshme rregullore për kompanitë ose t’i mbyllë ato, që do të kërkonin veprimin e Kongresit ose Komisionit Federal të Komunikimit.

Duke pretenduar se gjigantët e teknologjisë po “heshtin zërat konservatorë”, Trump shkroi në një mesazh në Twitter: “Ne do t’i rregullojmë ata fuqimisht ose do t’i mbyllim para se të lejojmë që kjo (heshtje) të ndodhë”.

Ai përsëriti pretendimin e tij të mëparshëm të pakualifikuar që provokoi përplasjen e fundit me kompanitë e teknologjisë, në mënyrë që zgjerimi i votimit postar të sigurojë “të gjithëve mundësinë e hapur të mashtrimit, falsifikimit dhe vjedhjes së votave”.

Në fillim të këtij muaji, Twitter përditësoi politikën e tij të paralajmërimit dhe etiketimit.

Në postimet e reja, Trump akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 3 nëntor. Twitter “ngulfat plotësisht lirinë e fjalës dhe unë, si president, nuk do ta lejoj që të ndodhë,” tha ai. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori