LAJMI I FUNDIT:

Trump dhe May vlerësojnë aleancën mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Trump dhe May vlerësojnë aleancën mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se derisa Britania e Madhe po bëhet gati për të lënë BE-në, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një marrëveshje “të jashtëzakonshme tregtare” mes dy vendeve.

Ai i bëri këto komente pas një takimi në Londër me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Theresa May.

“Ka potencial për një marrëveshje e cila do të dyfishojë apo edhe trefishojë tregtinë ndërmjet dy kombeve”, tha presidenti Trump.


Në anën tjetër, kryeministrja në largim, Theresa May, tha se të dyja vendet janë të përkushtuara në drejtim të arritjes së marrëveshjes tregtare.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe për Iranin, Kinën dhe çështje tjera të sigurisë. Trump dhe May thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin për të siguruar se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore dhe do të ndalë përkrahjen për terrorizmin.

Trump po qëndron për vizitë triditëshe në Londër.

Derisa të dy udhëheqësit po mbanin konferencë për media, në rrugët e Londrës po mbahen protesta kundër presidentit Trump. Protesta janë mbajtur në disa vende të Britanisë së Madhe. Presidenti Trump protestat i quajti “lajm i rremë” dhe tha se ekziston një grup i vogël i njerëzve që janë mbledhur për qëllime politike. Trump gjithashtu tha se ka refuzuar të takojë udhëheqësin e opozitës britanike, Jeremy Corbin.

Presidenti Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe, mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.

Vizita e presidentit amerikan në Britaninë e Madhe bëhet vetëm disa ditë para largimit nga pozita të kryeministres, Theresa May.

Kohë më parë ajo tha se do të dorëhiqet nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjes së pasardhësit/es së saj.

Këtij vendimi i parapriu dështimi në parlament, për tri herë me rradhë i marrëveshjes së daljes së Britanisë nga BE-ja.

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori