LAJMI I FUNDIT:

Trump denoncon gruan që e ka akuzuar atë për abuzim seksual

Trump denoncon gruan që e ka akuzuar atë për abuzim seksual

Presidenti amerikan Donald Trump denoncoi të martën Rachel Crooks si dhe ‘Washington Post’-in për botimin e një artikulli që lidhet me akuza seksuale ndaj tij. Rachel Crooks është një nga 19 gratë që e kanë akuzuar Trump për sulme seksuale.

Artikulli në ‘Washington Post’ ofron një tregim të detajuar të asaj çka pretendohet të ketë bërë Trump. Në shkrim thuhet se në 11 janar të vitit 2006, Trump e puthi me forcë Rachel Crooks-in, në atë kohë 22-vjeç, ndërsa të dy ishin duke pritur për një ashensor në ‘Trump Tower’ në Nju Jork, shkruan VOA.

Trump këto pretendime i ka mohuar në një koment në Twitter.


Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Washington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Tower 12 vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë? Një tjetër akuzë e rreme! Pse Washington Post-i raporton historinë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje? Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj. Vetëm FoxNews-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore“, shkruan ai.

Në përgjigje të komenteve të presidentit republikan, Rachel Crooks, i cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, sfidoi Trumpin duke i kërkuar të publikohen videon e ngjarjes së dyshuar.

“Ju lutem, patjetër, publikoni pamjet e korridorit të ashensorit në katin e 24-të, në mëngjesin e 11 janarit 2006. Le ta qartësojmë këtë për të gjithë. Janë gënjeshtarët si ju në politikë që më kanë bërë të kandidoj”, tha ajo.

Shumica e akuzave nga gratë e tjera për abuzim seksual ku përshkruhen incidentet që përfshijnë pesë dekada, u bënë pasi zoti Trump nisi fushatën për president në vitin 2015.

Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i quajtur ato ‘tërësisht trillime’. Para disa kohësh ai shkroi në Twiter se “askush nuk ka respekt për gratë më shumë se ai”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori