Truku që do t’ju ndihmojë që të gatuani palëpeta të shijshme
Në recetën sipas së cilës shumica nesh e përgatit tretjen për palëpeta, shkruan që vezët qiten të plota, mirëpo nëse ndani të bardhët dhe të verdhët e vezës do të keni palëpeta më të buta 1. Bëni tretjen për palëpeta si zakonisht, vetëm me një ndryshim të vogël – ndani të bardhët, ndërkaq të verdhët tundni në tretje dhe të bardhët lëreni anash.
2. Kur t’i keni qitur në tretje të gjithë përbërësit (pos të bardhët e vezëve) dhe t’i keni përzier mirë, nga të bardhët bëni masë të bardhë të tundur butë (jo shumë të butë, as plotësisht të fortë) dhe shtojani tretjes, transmeton Telegrafi.
Edhe kur të ftohen dhe të qëndrojnë një kohë, palëpetat e gatuara në këtë mënyrë nuk do të humbin butësinë, përkatësisht nuk do të bëhen të ngurta. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























