LAJMI I FUNDIT:

Truket për të pasur buzë më të mëdha

Truket për të pasur buzë më të mëdha

Ju gjithmonë keni dashur t'i keni buzët më të trasha, por keni frikë se mund të duken artificiale. Alessia Bonsignori, një artiste e grimit, ju jep disa këshilla se si t’i bëjmë buzët të jenë më të trasha dhe të plota në mënyrë natyrale.

Gjashtë hapa për buzë të bukura dhe natyrale

1) Vini një bazë transparente në buzë për të bërë të mundur që buzëkuqi të fiksohet mirë, transmeton Telegrafi.

2) Mbuloni konturin e buzëve më një korrektor ngjyrë bananeje, duke u kujdesur që të përhapet mirë dhe të sigurohet një shtresë e hollë kompakte. Në këtë mënyrë do të fshihni linjën natyrore të buzës tuaj.


3) Për t’i bërë të duken më të mëdha zgjidhni një laps që nuk është as shumë i butë, as shumë i ashpër. Duhet të zgjidhni një ngjyrë pak më të errët se buzët tuaja (mund të përdoren më shumë ngjyra vetëm se nuk duhet të jenë shumë të ndezura).

Duke vijëzuar me një laps mbi linjën natyrale të buzëve (1mm deri 1.5 mm është pika e duhur për të vijëzuar) mund të rikrijoni formën e buzëve që dëshironi.

4) Më pas mbuloni me laps të gjithë buzën nga pjesa e jashtme deri në pjesën e brendshme të buzës.

5) Me një penel përhapni buzëkuqin i cili duhet të jetë mat dhe me të njëjtën nuancë (ose të afërt) me lapsin.

6) Për të patur një efekt më voluminoz mund të përdorni dhe një buzëkuq më të errët në pjesën e jashtme dhe më të hapur në pjesën qendrore.

Sekret: Nuk mbaron këtu. Duhet të rikrijoni një linjë të qartë në buzët më të mëdha në pjesën e jashtme dhe të brendshme.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Fëmija juaj
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Fëmija juaj
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Femra
Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Në çift
Kalo në kategori