LAJMI I FUNDIT:

Truk i sigurt: Qitni pak kripë në kafe dhe përmirësoni shijen e saj

Truk i sigurt: Qitni pak kripë në kafe dhe përmirësoni shijen e saj

Nëse keni vendosur të hiqni orë nga qumështi në kafe, apo thjesht dëshironi të theksoni shijen e pijes së preferuar, provoni këtë truk…

Pirja e kafes së hidhët për shumicën është zhgënjim i madh, mirëpo dita patjetër duhet të vazhdohet edhe me shijen e tillë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, mundeni ta përmirësoni shijen e kafes suaj as më pak e as më shumë se – me pak kripë!


Pos që do në këtë mënyrë do të zvogëloni hidhësinë dhe vetvetiu nevojën për sheqerin e pashëndetshëm, por edhe për qumështin, kafja do të ketë shije më të mirë.

Masa perfekt sipas ekspertit të ushqimit Alton Barron, është që të qitni një të katërtën e një luge të vogël kripë dhe dy lugë kafe të bluar në filxhan të madh.

Natyrisht, nëse konsideroni që ky rekomandim mbi sasinë e kafes është i tepërt, përshtatjani shijes vetjake.

Çfarë ju nevojiten: Kafja dhe kripa.

Çfarë të bëni: Qiteni kripën në kafen e hidhur dhe përzieni.

Për çka funksionon: Kripa jozakonisht lidhet me receptorët e shijes, të cilët detektojnë hidhësinë dhe i ndërpresin ta bëjnë punën e tyre. Shkencë e pastër!

Rezultati: Ndoshta do ta ndieni gjurmën e butë të njelmësisë, mirëpo nëse preferoni notë të njelmët para asaj të hidhur, ky truk është ideal për ju. /Telegrafi/