Truk i shkëlqyeshëm që pllakat në banjë gjithmonë të duken fare të reja

Amvisat kanë zbuluar mjetet shtëpiake për pastrim të banjave me të cilat do të harroni pastrimin dhe fërkimin e pllakave
Më së miri nga e gjitha është që mund ta bëni vetë dhe ta rrisni buxhetin shtëpiak, transmeton Telegrafi.
Pos që mund ta pastroni në tërësi banjën, ky mjet është shumë i efektshëm për eliminimin e gurëzve dhe mykut, të cilët grumbullohen në pllaka.
Përbërësit e nevojshëm:
- 7 gota ujë (1,5 l);
- ½ gotë sodë bikarbonati;
- 1/3 gotë lëng limoni;
- ¼ gotë uthulle alkooli
Në legen apo në enë të vjetër qitni 7 gota ujë, pastaj shtoni sodën e bikarbonatit, limonin dhe në fund uthullën.
Do të vëreni që do të shfaqet reaksioni kimik dhe kur të kalojë reaksioni – mjeti është i gatshëm për përdorim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































