LAJMI I FUNDIT:

Trondit gjinekologu në Shqipëri: Kam hasur shumë raste të përdhunimeve me dëmtime në organe

Trondit gjinekologu në Shqipëri: Kam hasur shumë raste të përdhunimeve me dëmtime në organe
Foto: Ilustrim

Përdhunimi i 26-vjeçares në qytetin e Vlorës nga disa persona është një nga ngjarjet më të rënda të këtyre ditëve. Gjatë gjithë kohës mediat kanë shkruar, personazhet publike por edhe të afërm të personave të dyshuar si përdhunues.

Ditën e djeshme në spitalin e Vlorës ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili është shprehur se e dënon fort dhunën seksuale dhe kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt sipas tij.

Gjinekologu Shkëlqim Balili tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se gjatë punës së tij ka hasur në shumë raste të përdhunimeve me dëmtime të organeve.


Balla viziton në spital vajzën e përdhunuar në Vlorë: Pandëshkueshmëria do marrë fund
Lexo po ashtu Balla viziton në spital vajzën e përdhunuar në Vlorë: Pandëshkueshmëria do marrë fund

“Ne kemi parë raste në urgjenca gjatë gjithë kohës që na kanë ardhur raste me dëmtime të organeve gjenitale nga ndërhyrjet brutale, nga trajtimet kafshërore seksuale deri të kafshuara. Por problemi është që në këto marrëdhënie një gjë duhet ndarë; unë nuk e quaj të drejtë që në Shqipëri seksi të fillojë 14 vjeç se të dy janë pa e mbaruar adoleshencën, janë ende të papjekur seksualisht”, tha mjeku.

Duke folur për rastin e të resë të përdhunuar në Vlorë, gjinekologu Shkëlqim Balili tha se përdhunimi i saj mund të vërtetohet nga mjekësia ligjore edhe pse mund të kenë kaluar disa ditë nga akti i dhunshëm.

“Nëse është përdhunuar apo jo, gjurmët që dalin në organet gjenitale janë dhe mund të jenë se është seks traumatik. Këtu ka një gjë kryesore, të gjitha janë dëmtime lokale, hematomat, ekziston trauma. Sa më afër aksidentit, që më lehtë është të vërtetohet përdhunimi. Ne kemi një institut të shkëlqyer të mjekësisë ligjore dhe ata shikojnë në dinamikë të gjithë dëmtimet e indit në një përdhunim, në një marrëdhënie seksuale normale nuk ka asnjë dëmtim. Edhe nëse kanë kaluar 2-3 ditë është një gjë që përcaktohet”, tha mjeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori