LAJMI I FUNDIT:

Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Triumfi i Manchester United në finale të FA Cup ndaj Manchester Cityt ka lënë me pasoja të konsiderueshme Chelsean dhe Newcastlen në Evropë.

‘Djajtë e Kuq’ siguruan një vend në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm, pasi mposhtëm me rezultat 2-1 në finale të FA Cup kampionin e Ligës Premier, Manchester Cityn.

Kjo ishte mundësia e fundit e Unitedit për t’u kualifikuar në Evropë pasi në ligë përfunduan në pozitën e tetë.


Pas golave të shënuar nga Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo, klubi anlgez siguroi kualifikimin në Ligën e Evropës përkrah Tottenhamit, por tashmë janë konfirmuar pasojat për dy klube të tjera.

Si rezultat i fitores së Unitedit, Chelsea tashmë nuk do të garojë në Ligën e Evropës por këtë do ta bëjë në Ligën e Konferencës.

Man United mposht Man Cityn në finale të FA Cup – siguron kualifikimin në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Man United mposht Man Cityn në finale të FA Cup – siguron kualifikimin në Ligën e Evropës

Newcastle United në anën tjetër kanë mbetur jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm, përkundër faktit që janë renditur mbi Manchester Unitedin në ligë.

Manchester City natyrisht, do të konkurrojë në Ligën e Kampionëve së bashku me Arsenalin, Liverpoolin dhe Aston Villën, me këta të fundit që kanë pasur një sezon për t’u mbajtur mend nën urdhrat e Unai Emery.

Pas këtij triumfi të madh të Unitedit, mbetet të shihet se a do të konfirmohet Ten Hag në stol edhe për sezonin e ardhshëm, apo do të shkarkohet dhe në vend të tij do të vijë dikush tjetër./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Premier League
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori