Poezi nga: Osip Mandelstam
Përktheu: Agron Tufa
Shkencën e ndarjes mirë e pata njohur
Flokëshprishur netësh ankestare.
Mbllaçiten buajt, pritja s’ka të sosur,
Të mbramen orë vigjiljesh qytetare,
Nderoj at’ rit të natës këndezore
Kur, teksa ngre të rëndën brengë rrugash –
Kundronin larg sytë përlotur prore
Dhe kuj’ e grave shkrihej këngë muzash.
Kush mund ta dijë ç’fsheh fjala – ndarje,
Dhe çfarë lamtumire ne na pret,
Ç’na parathotë këndezi tej dritarje
Kur në akropol zjarri kërcet,
Dhe në agshol të ndonjë jete të re
Kur kau përtyp prâjshëm bar e gjeth,
Përse o gjel, tellall’ i jetës së re
Mbi murin e qytetit krahët rreh?
Dhe gjej hare në t’rëndomtën tjerrje:
Kur druga sillet, boshti kërkëllin.
Kundro, karshi, porsi push mjellme
Zbathur rend Delija n’përqafim.
O, i cekët shtrat’ i jetës sonë,
O sa e mjerë gjuha ndër gëzime!
Gjithë si qëmoti, rishmi kthen gjithmonë,
Veç grim’ e njohjes ne na mbush galdime.
Shkruar qoftë: figurëz e tejdukshme
Prehet një pjate – larë deltinë,
E hapur si gëzof i një ketrushje
Përkulur sheh mbi dyll një çupëlinë.
S’e duam fallin për Erebin grek,
I grave dyll – për burrat – tunxh i gjallë.
Betejash shorti neve na hap shteg,
Atyre – vdekjen, duke shtirë fall.
Largimit të Mandelshtamit nga Petërburgu në Moskë i paraprinte ndarja me Anna Ahmatovën, çka pasqyrohet në poezinë “Tristia”. Vargu “E hapur si gëzof i një ketrushje” është pothuajse citat i fjalëpërfjalshëm nga një poezi e Ahmatovës, gjithashtu mbi ndarjen. Vargu i parë është nga Ovidi (“Elegji të pikëlluara”), veçanërisht I, 3, për ndarjen nga Roma para syrgjynit. Fjalët shkencën e ndarjes të kujtojnë “Shkencën e dashurisë” së Ovidit. Por, syzheti është prej Tibulit, I, 3, nën një përkthim të lirë të Batjushkovit: ndarja me të dashurën Delija, falli i saj për një takim të sërishëm, mendimi mbi vdekjen larg saj (Erebi – mbretëria e të vdekurve) dhe ëndrra për një kthim të papritur, kur ajo, këmbëzbathur, ç’prej veglave të tjerrjes, do vrapojë t’i lëshohet n’përqafim heroit. Shtirja fall me dyllë të ndërmend “Svjetllanën” e Zhukovskijt, vigjiljet – katër pjesët e natës – të ndërmend Brjusovin, klithma këndezore, shenjë që u jepet dashnorëve të ndahen – reminishencë nga “Elegjitë e dashurisë” të Ovidit, dhe e premtuara jetë e re nga Dante; rrotullimi i drugës – simbolizon mendimin kryesor rrethqarkullimin e kohës (kthimi i përjetshëm) i përsëritjeve dhe njohjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht