LAJMI I FUNDIT:

Trimërohet Peja, Prishtina luan pa Dardanin

Trimërohet Peja, Prishtina luan pa Dardanin

Basketbollistët e Pejës do të udhëtojnë në Prishtinë me synim për të befasuar Sigal Prishtinën që shihet si favorite para derbit të parë të stinorit.

Të dy skuadrat nuk dinë për humbje në kampionatin vendor, ndërkohë që kjo ndeshje që do të luhet të shtunën (19:00) në Prishtinë është e mbetur e xhiros së katërt. Është shtyrë për shkak të obligimeve që kishin skuadrat në arenën ndërkombëtare.

Të dyja deri më tash kanë zhvilluar nga pesë ndeshje dhe kanë nga dhjetë pikë të mbledhura në kampionatin kosovar.

Sigal Prishtina këtë edicion po merr pjesë edhe në BIBL e FIBA Europe Cup, kurse Peja në BIBL. /Telegrafi/