Trikotazhi në stilin e biznesit ka një vend të merituar

Kur arrin moti i ftohtë, këmishët dhe bluzat i zëvendësojmë me trikotazh të ngrohtë, të rehatshëm në të cilin mund ta përballojmë edhe të ftohtin më të madh.


Në momente të tilla përballeni me një pyetje të vështirë: si të përfshini trikotazhet në stilin tuaj të biznesit?

Ne ju zbulojmë mënyrat më të mira për stilizim dhe për t'u dukur përrallore në zyrë, transmeton Telegrafi.

Untitled design97

Triko me rul

Trikoja e zakonshme e bardhë apo e zezë mund të bartet nën xhaketë apo nën jelek të gjatë. Kur bëhet fjalë për stilin e biznesit, këtë triko mund ta konsideroni si zëvendësim me këmishën e bardhë klasike.

Fustanet

Fustani i thurur apo i punuar me grep është një zgjidhje e shkëlqyeshme për zyrë. Zgjidhni pëlhura me teksturë këtë sezon. Në mënyrë relative do të duken modelet me ngjyra: okër, ulliri, krem. Ju sugjerojmë që veshjen ta plotësoni me një jelek.

Trikot

Kombinimi i duhur do të jetë një triko e madhe e kombinuar me pantallona të gjera. Mirëpo, mos harroni të vëni pak theks te beli.

pob

Puloverët

Ju gjithmonë mund të vishni pulovra të hollë mbi një këmishë. Në përgjithësi, kombinimi më i thjeshtë i "triko + pantallona klasike" do të jetë absolutisht i përshtatshëm për zyrën. Qëndroni në nuancat e qeta dhe nëse dëshironi, mund të zgjidhni ngjyra të ndezura për pjesën e poshtme të veshjes.

/Telegrafi/