LAJMI I FUNDIT:

Tridhjetë e pesë afganë të cilët ndodheshin në Maqedoni nisën për në Greqi

Tridhjetë e pesë afganë të cilët ndodheshin në Maqedoni nisën për në Greqi

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftuan se 35 afganë të cilët përkohësisht ndodheshin në vend, sot kanë nisur për në Greqi ku u është siguruar vendbanim i përhershëm.

“Grupin e përbëjnë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave si dhe familjarë të tyre. Gjatë kësaj periudhe, vendi ynë u siguroi vendqëndrim të përkohshëm si pjesë e operacionit të madh ndërkombëtar për ndihmën e punëtore të angazhuar në misione humanitare, demokratike dhe për paqe si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë”, njoftuan nga Qeveria.

Në Maqedoninë e Veriut tani ka 407 afganë.


“Institucionet gjatë qëndrimit të tyre ua ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri sa të sigurohet transferimi i tyre në destinacionin përfundimtar. Shpenzimet janë paguar nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga qeveria./Telegrafi/