Tribalizmi i politikës shqiptare!
Në kohë krizash siç është kjo e tanishmja, është mirë të rishikohen dhe analizohen gjithë shkaqet që ndër të tjera na sollën në këtë derexhe. Tribalizmi i politikës shqiptare është një nga shkaqet madhore. Është shumë e rëndë dhe e dëmshme që të mos vihet re, të mos përfillet apo të neglizhohet. Tribalizmi është shkak madhor i prodhimit të krizave të njëpasnjëshme, të kapjes së shtetit, të abuzimit me pushtetin, me ambientin, me njerëzit, me qytetarët.
Tribalizmi, në thelb, nuk është asgjë tjetër veç racizëm. Është i thellë deri në atë pikë sa t’u mohojë të drejtat elementare pjesës tjetër të popullatës që nuk i përket tribusë të caktuar për të qeverisur. Këtu ka shumë cinikë, ironikë dylekësha, të cilët nuk më ndjellin asnjë ndjesi tjetër veç shfaqjes (ironikisht shfaqja kryhet nëpërmjet fshehjes) së kompleksin të tribalitetit. Nuk mund të neglizhohet, as të shpërfillet ngjarja madhore që i vuri vizë përfundimisht ndarjes në dy kampe të mëdha. Nëse kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë dhe në këto kondita, përplasja e madhe është e pashmangshme, sepse sistemi është jashtë mase rigjid e nuk mund të bëhet elastik. Është i dënuar të përplaset.
Historia e Shqipërisë, deri më tani është karakterizuar nga këto përplasje tribale që kanë sjellë si rezultat qëndrimin vendnumëro. Sepse, qëllimi nuk është drejtuar kah së ardhmes, kah arritjes së vendeve të tjera, por ka patur gjithnjë një qëllim të fshehur (jo dhe aq ama) përplasjen e brendshme. Zyrtarisht, mund të quhemi vend me probleme madhore të brendshme. Pa frikë fare kjo.
Kjo situatë tribale është çelësi shpjegues i shumë situatave dhe gjendjeve në të cilat ndodhemi. P.sh.: Pse abuzojmë kaq shumë me ambientin? Pse ka mungesë patriotizmi real? Pse nuk dënohen politikanët e korruptuar? Pse ekziston korrupsioni kaq i përhapur?
Në rrënjë të gjithë këtyre problemeve, do të gjeni asgjë tjetër veç tribalizmit. Sepse, tribalizmi nuk është vetëm ideja e përkrahjes dhe stimulimit me baza fisnore, por edhe dritëshkurtësia, mungesa e identitetit të "përtejmë" – identitetit civil dhe nacional. Identiteti i tribalit është fisi dhe katundi i vet i rrethuar me një gardh imagjinar. Përtej gardhit është "tjetri". Dhe me çdo gjë të tjetrit, mund të abuzohet. Mund të abuzohet me mjedisin e "tjetrit", me identitetin, me pronën, me votën… dhe në rastin më fatkeq, me jetën e ‘’tjetrit".
Kur thuhet rëndom se "gjërat nuk kanë për të ndryshuar", kjo është relativisht e vërtetë, sepse pritet që "tjetri" të aplikojë të njëjtin sistem me të "ishit" (pse më i mirë është ai "tjetri"?). I takon politikanëve të së ardhmes, që duan vërtet të civilizojnë vendin, të bindin se do të veprojnë ndryshe. Në të kundërt, do të vijojë politika e rripa-rripave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze