Nëse je prind, me shumë mundësi e di sa të rëndësishme janë vitet e para të jetës për fëmijën. Gjatë këtyre viteve keni mundësinë për të ndikuar në jetën e tyre
Ka shumë faktorë që ndikojnë në trurin e një fëmije. Megjithatë, zakone të caktuara, janë mjaft të rëndësishme për ta.
“Ne shqetësohemi për atë se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë se ai është dikushi sot.”- Stacia Tauscher
Një studim i publikuar nga “The Lancet” u përpoq të zbulonte se si 3 zakone ndikojnë në zhvillimin njohës te fëmijët e moshës 8 deri në 11 vjeç.
Bëhet fjalë për gjumin, stërvitjen dhe kohën e qëndrimit para ekranit.
Kini parasysh që:
1. Gjumi: 9 ose 10 orë
2. Stëvitja: 60 minuta aktivitet fizik i moderuar
3. Koha para ekranit: 2 orë
Më shumë se 45 pjesëmarrës u testuan për gjuhën, kujtesën, shpejtësinë dhe aktivitetin fizik.
Çuditërisht, studimi zbuloi se vetëm 5% e pjesëmarrësve plotësojnë të tre udhëzimet e mësipërme, si dhe 29% që nuk plotësonin as edhe një prej tyre.
Studimi zbuloi se fëmijët që qëndronin më shumë se 2 orë përpara ekranit çdo ditë, kanë një performancë më të keqe se fëmijët që qëndrojnë më pak se 2 orë.
Por si ta vini në zbatim këtë metodë për të mirën e fëmijës suaj?
Tri zakonet janë të thjeshta.
Gjumi nuk ka të bëjë thjesht me orët kur fëmijët flenë, por me njohjen e modeleve dhe zakoneve të veçanta të gjumit të secilit fëmijë, të cilat mund të pengojnë aftësinë për të bërë 9 deri në 11 orë gjumë.
Stërvitja është më shumë se sa thjesht të dalurit jashtë. Ajo ka të bëjë më gjetjen e llojit të ushtrimit që pëlqen fëmija juaj në mënyrë që ata ta kthejnë aktivitetin fizik në prioritet gjatë kohës që rriten.
Koha para ekranit ka të bëjë me zhvillimin e aftësisë krijuese. Ajo është koha e të mësuarit. Dokumentarët në YouTube për kafshët, sistemin diellor, apo programe të tjera për fëmijë.
Ajo që përfitojnë fëmijët në këtë rast nuk krahasohet me lojërat online. Mundohuni t’i jepni fëmijëve përmbajtje nga më të ndryshmet, sepse ata kanë aftësinë që të thithin çdo gjë.
Merrni kohën e nevojshme për të filluar zbatimin e këtyre zakoneve, të cilat do të sjellin një ndryshim të madh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!