Në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktë në Sllatinë, tri vetura janë aksidentuar.

Po ashtu shtylla elektrike e ndriçimit të rrugës është rrëzuar, raporton lajmi.net


Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e nevojshme, por deri më tani nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarve.

Megjithatë, siç raportohet nga vendi i ngjarjes, ky aksident ka shkaktuar kolonë të gjatë dhe pritjet e drejtueseve të veturave kanë qenë të gjata për të dalë nga kolona. /lajmi.net/

1

2