LAJMI I FUNDIT:

Tri tinejxhere londineze kanë ikur në Siri

Tri tinejxhere londineze kanë ikur në Siri

Tri nxënëse të shkollës së mesme, kanë ikur nga Britania e Madhe. Për to dyshohet se kanë udhëtuar për në Siri dhe se i janë bashkuar ISIS.

Shamima Begum (15), Kadiza Sultana (16), dhe një 15-vjeçare tjetër të cilës ende nuk i është bërë i ditur emri, që të gjithë nga Londra Lindore, fluturuan për në Stamboll nga aeroporti Gatwick, të martën, pa lënë ndonjë porosi prapa për familjen ose miqtë.

Një detektiv i Londrës sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin çfarëdo informacioni që kanë në lidhje me vajzat e zhdukura. Ato ndiqnin shkollimin në “Bethnal Green Academy School“ dhe përshkruhen si “tri nxënëse normale dhe të shkëlqyeshme”.

Komandanti Richard Walton, kreu i komandës kundër terrorit te Policisë Metropolitane, tha se vajzat e larguara janë mike të një vajze tjetër 15-vjeçare e cila u largua për në Siri në dhjetor të vitit të kaluar. Ai tha se ky shqetësim po rritet, pasi që është bërë pothuajse trend që vajzat e reja të tregojnë interesim për t’iu bashkuar ISIS-it, një organizatë kjo tanimë e njohur për trajtimin barbar të pengjeve dhe shtypjes së grave.


Walton shtoi se familjet e adoleshenteve janë ne ankth, por, sipas tij, ka shpresa për to pasi dyshohet se ende janë në Turqi.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori