LAJMI I FUNDIT:

Sulme të ndryshme ndaj forcave amerikane në Irak

Sulme të ndryshme ndaj forcave amerikane në Irak

Forcat amerikane ishin sot në shënjestër të tri sulmeve në Irak, por nuk kanë pësuar viktima, thanë burimet e sigurisë amerikane.

Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe shërbimit irakian kundër terrorizmit u shënjestruan nga një mjet shpërthyes pranë qytetit verior të Mosulit, duke shkaktuar dëme në një automjet, por jo edhe viktima, thanë dy burime të sigurisë.

Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi se një autokolonë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja hasi në një mjet të improvizuar shpërthyes (IED) në afërsi të Digës së Mosulit.


Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në 24 orët e fundit ka pasur katër sulme kundër trupave amerikane në Irak dhe Siri.

Tre ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime të lehta, shtoi zyrtari, raporton reuters.

Dronët e armatosur gjithashtu shënjestruan bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku gjenden forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk u shkaktuan viktima.

Ndryshe, trupat amerikane dhe të koalicionit janë sulmuar të paktën 40 herë në Irak dhe Siri që nga fillimi i tetorit për shkak të ofensivës izraelite në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori