LAJMI I FUNDIT:

Miratohen tri projektligjet për FSK-në, edhe pse iu mungon termi “Republikë”

Miratohen tri projektligjet për FSK-në, edhe pse iu mungon termi “Republikë”

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar tri projektligjet për FSK-në me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Teksa deputetët e këtij komisioni patën një adresim.

Ata thanë se mbetet e pakuptimtë që në terminologjinë juridike termi ‘Republikë’ përjashtohet nga tri projektligjet.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka shprehur mbështetjen e tij për tri projektligjet, teksa ka dhënë vërejtjet e tij.


“Vërejtja ime dhe sugjerimi im është, duke marrë parasysh atë nëpër të cilën kalon gjithmonë Republika e Kosovës, sidomos tek fuqizimi i subjektiviteti i brendshëm dhe i jashtëm, akoma mbetet e pakuptimtë që në terminologjinë juridike termi ‘Republikë’ përjashtohet nga tri projektligjet… Për mua mbesin disi të cunguara nga terminologjia që nuk është në projektligje. Sido që të jetë, unë do t’i jap mbështetje, por me qëllim a pa qëllim, ne po rrëshqasim në disa elemente dhe po paraqesim njëfarë dobësimi të institucioneve kushtetuese”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Ismet Beqiri, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për shtetin dhe sigurinë e tij. Duke folur për rëndësinë që ka miratimi i këtyre projektligjeve, së paku në këtë pikë nuk kanë dalluar pozita dhe opozita.

Ndërsa u shpreh optimistë se vërejtja e kolegut do të bie në vend, duke u bërë përmirësimet e nevojshme në një të ardhme të afërt.

“Ne s’kemi pse i ikim asnjëherë identitetit tonë të saktë që e sqaron identitetin tonë shtetëror dhe kushtetues. Sidoqoftë ne as për një shkronjë, as për shumë shkronja nuk do të bëhemi pengesë, por me mundësinë që nëse tash nuk është e mundshme, sigurisht në një të ardhme të afërt të bëhet përmirësimi”, tha ai.

Në këtë pikë u pajtua kryetarja e komisionit, Blerta Deliu – Kodra, teksa theksoi se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin evropian.

“Konsideroj se komisioni funksional, është dashur me e trajtu, ne si komision e kemi këqyr vetëm përputhshmërinë me legjislacion të Komisionit Evropian. Pajtohem se janë vërejtje me vend që janë parashtru, sidoqoftë ne e mbarojmë punën tonë që na takon”, u shpreh ajo.

Ajo tha se ndjehet mirë që sot si komision përmbyllën një obligim kushtetues, në të cilin u bashkuan pozita, opozita dhe komunitete./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori