Me tri ndeshjet e ditës së sotme, përfundon faza e dytë në Ipko Superligën e Kosovës

Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundojë ditën e sotme me tri ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.
Kësisoj me këto tri takime përfundon edhe faza e dytë në elitën e futbollit kosovar.
Lideri aktual i Ipko Superligës, Ballkani do të udhëtojë drejt kryeqytetit për tu përballur me Flamurtarin.
Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi do të mundohet të përfitojë nga gabimet e skuadrave tjera pretendente për titull për të ju shmangur në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Feronikeli synim ka vetëm fitoren përballë Vushtrrisë, në mënyrë që ta mbyll fazën e dytë në pozitën e pestë në tabelë.
Të tria ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/ Ipko Superliga e Kosovës:
Ferizaj – Trepça ’89 4-0
Drita – Prishtina 2-1
Llapi – Gjilani 2-1
E hënë
14:00 Flamurtari – Ballkani
14:00 Dukagjini – Drenica
14:00 Feronikeli – Vushtrria






















































