LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje, tri fitore për Kosovën – mposhtim me 79 pikë epërsi Gjibraltarin

Tri ndeshje, tri fitore për Kosovën – mposhtim me 79 pikë epërsi Gjibraltarin

Kosova ka arritur fitoren e tretë radhazi, duke mundur Gjibraltarin me rezultat 19:98 (8:19, 3:23, 8:16, 0:40) në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Prishtinë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 8:19.

Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, madje ishin dominues, duke lejuar skuadrën kundërshtare që për 10 minuta të shënojë vetëm tri pikë, kurse shënuan 23, duke shkuar në pushim me rezultat 11:42.


Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku ishin bindshëm më të mirë edhe në këtë pjesë 8:16, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 19:58.

Në 10 minutat e fundit ishte një lojë agresive e Kosovës dhe me presion në tërë fushën, duke mos lejuar Gjibraltarin që të shënojë asnjë pikë, ndërsa shënuan 40, për rezultatin përfundimtar 19:98.

Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 25 pikë, tetë kërcime dhe 10 asistime.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kosovën, kurse Gjibraltari ka një fitore dhe dy humbje. Ndeshja e fundit për sonte do të zhvillohet ndërmjet Luksemburgut dhe Maltës.

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori