Kudo që shfaqet, Ivanka Trump (35) rrëmben interesimin me bukurinë e vet, karizmin dhe stilin prej dame.

“Vajza e parë” më e fuqishme e Amerikës është përkrahja më e madhe dhe dora e djathtë e babait të saj, Donald Trump, në punët afariste dhe hapat e tij politikë, transmeton Telegrafi.


Ndjenja e saj për modën është pothuajse e pagabueshme, edhe pse stili i saj është klasik dhe i matur, megjithatë ekzistojnë momente kur Ivanka bën përjashtim.

Kombinimi më i ri veror për punë, të cilin e ka zgjedhur Ivanka, të lë pa frymë.

Duket që nuk gabon kur zgjedh prerjen, modelin dhe ngjyrën – sipas trupit të saj.

Ivanka me veshjet e saj ka konfirmuar edhe atë faktin e njohur mirë që këpucët klasike me ngjyrën e lëkurës janë një ndër modelet më praktike të këpucëve të cilat një femër mund t’i posedojë.

Me to më së lehti kombinohen cilido fund, fustan apo pantallona.

1a

22 16

33 7

/Telegrafi/