Kuvendi i Malit të Zi, ka votuar sot për shkarkimin e kryeparlamentarit Aleksa Beçiq. Nga 79 deputetë, 43 prej tyre ishin për dhe 36 të tjerë kundër.
Kuvendi i Malit të Zi sot në seancën e jashtëzakonshme ka vendosur për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq, pas diskutimeve për propozimin për shkarkimin e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fillimi i seancës, i cili ishte caktuar për në orën 10:00, u vonua me dy orë dhe zgjati për orë të tëra.
Ndryshe, që në fillim të seancës u miratua rendi i ditës.
Për miratimin e rendit të ditës votuan 43 deputetë, pika e vetme e të cilëve ishte shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq. Kundër ishin 37.
Seanca më pas thuhet se vazhdoi furishëm me deputetët e FD-së që kërkuan shtyrjen e seancës, për të tentuar të arrihet një marrëveshje brenda mazhorancës parlamentare.
Shkarkimi i kryetarit të Kuvendit vjen tri ditë pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi.
Detyrën e kryetarit të Kuvendit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri do ta kryejë nënkryetari Strahinja Bulajiq.
Ndryshe, Beçiq është lider i Partisë Demokrate, deputetët e së cilës kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.
Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, është shkarkuar të premten, më 4 shkurt, me votat e opozitës dhe Lëvizjes Qytetare URA.
Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri