LAJMI I FUNDIT:

Tri barazime radhazi në Bundesliga, Salihamidzic paralajmëron Nagelsmann pas turbulencave në skuadër

Tri barazime radhazi në Bundesliga, Salihamidzic paralajmëron Nagelsmann pas turbulencave në skuadër

Te Bayern Munich diçka nuk shkon siç duhet, pasi në tri ndeshjet e fundit të Bundesligës kanë marr tre barazime dhe për këtë ka folur drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

Salihamidzic po përpiqet të kalojë një pjesë të përgjegjësisë te trajneri Julian Nagelsmann, ndryshe nga deklaratat e Thomas Muller, i cili ishte kritik ndaj vetes dhe bashkëlojtarëve të tij pas barazimit me Stutgartin (2-2).

“I thashë trajnerit tonë: “Më mirë të marr barazim edhe disa herë, në vend që të kisha shumë lojtarë të pakënaqur në ekip”, ka thënë Salihamidzic.


Përkatësisht, për ndeshjen e fundit ndaj Stutgartit, Nagelsmann la në stol një numër të madh yjesh që kishin statusin e titullarit në numrin më të madh të ndeshjeve.

Këtë vendim e ka marrë pasi nesër luan me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, por mediat gjermane nga fjalët e Salihamidzic kanë nxjerrë përfundimin se lojtarët nuk janë shumë të kënaqur me Nagelsmann.

Disa Individë dyshohet se janë të pakënaqur me rolet në ekip që u janë caktuar dhe Nagelsmann praktikisht e ka problemin më të madh kur të gjithë janë të shëndetshëm për shkak të konkurrencës së ashpër në çdo pozicion.

Sigurisht që nuk është e lehtë për trajnerin e Bayernit për momentin për shkak të nervozizmit që tashmë është krijuar në klub dhe gjithçka mund të ndryshojë me një fitore të mundshme dhe një lojë të mirë ndaj Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori