LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçarja i mbijetoi aksidentit në Rrugën e Kombit ku mbetën të vdekur katër anëtarë të një familjeje nga Kosova

Trevjeçarja i mbijetoi aksidentit në Rrugën e Kombit ku mbetën të vdekur katër anëtarë të një familjeje nga Kosova

Tragjedi në Rrugën e Kombit, ku katër anëtarë të një familjeje nga Kosova humbën jetën teksa makina me të cilën po lëviznin u përplas me një kamion.

Burrë e grua të moshave 45 dhe 33 vjeç dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur, ndërsa fëmija tjetër, 3 vjeç, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.


Prindërit me dy fëmijët nga Kosova viktima të aksidentit në Rrugën e Kombit
Lexo po ashtu Prindërit me dy fëmijët nga Kosova viktima të aksidentit në Rrugën e Kombit

Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

EMRAT E VIKTIMAVE

A. Avdijaj – 1987

M. Avdijaj – 2015

K. Koci  –  2010

Ndërsa e lënduar ka mbetur 3-vjeçarja V.Avdijaj.

B. Avdijaj, – 1970, ngasës i automjetit ‘’Citroen’’.

Numri i aksidenteve në Rrugën e Kombit që nga ndërtimi i saj ka qenë i madh. Kjo edhe për shkak se rruga nuk ka përfunduar, megjithëse kanë kaluar 11 vjet që nga lëshimi për qarkullim.

Në këtë segment ka ndodhur pjesa më e madhe e aksidenteve me pasojë vdekjen në Rrugën e Kombit.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti, pikërisht në segmentin Milot-Rreshen është me dy kalime.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori