LAJMI I FUNDIT:

Trepça nuk e kishte problem Vëllaznimin

Trepça nuk e kishte problem Vëllaznimin

Trepça ka shënuar fitoren e tretë të stinorit, ku si vendase ishte më e mirë se skuadra e rikthyer në elitë Vëllaznimi

Trepça është treguar arrë e fortë për Vëllaznimin sot në përballjen e zhvilluar në Obiliq.

Ekipi mitrovicas ka shënuar fitore me 24 pikë dallim ndaj atij gjakovar dhe kështu ka shënuar fitoren e tretë të stinorit në Superligës, krahas një humbjeje që e ka, shkruan Borozani.

Pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar 44-30, derisa në pjesë të dytë gjelbërezinjtë ngrisin epërsinë për të fituar 81-57. /Telegrafi/