Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala, ka thënë se çështja e “Trepçës” assesi s’do të duhet të jetë pjesë e tavolinës së diskutimeve në Bruksel. Sipas saj, për këtë gjë duhet të bëhet unifikimi i spektrit politik në vend dhe të punohet për draftstatutin zhvillimor të kësaj ndërmarrje
Berisha-Shala, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se çështja e “Trepçës” duhet të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur që, sipas saj, opozita duhet ta kalojë vetveten dhe për çështje madhore siç është “Trepça” ta bëjë kuorumin dhe bashkërisht të punojnë drejt zhvillimit të kësaj ndërmarrje. “Bordi i ‘Trepçës’ është peng i draftstatutit dhe disa kërkesave të sindikalistëve dhe s’mund të kërkojmë diçka nga ta kur ende s’kanë pasur mundësi t’ia fillojnë punës”, ka thënë Berisha Shala, duke aluduar kështu në neglizhencën që po bëhet në kalimin e draft-statutit nga partitë opozitare. “Mungesa e kuorumit automatikisht na ka bllokuar, edhe pse do të duhej të ishte e kundërta që për çështje të rëndësishme ekonomike dhe sociale do të duhej t’i tejkalonim ngjyrimet politike. Mirëpo, zgjedhjet e fundit e kanë krijuar një situatë që as opozita nuk i ka numrat për ta shkarkuar qeverinë dhe e as pozita për t’i çuara përpara proceset. Në rastin e ‘Trepçës’ është dashur ta tejkalojmë vetveten të gjithë dhe ta lëmë lakminë për pushtet, pra të bëhemi bashkë në miratimin e statutit të kësaj ndërmarrje”, është shprehur ajo.
Ndërkaq sa i përket neglizhencës së punës nga spektri politik për këtë ndërmarrje, Sala Berisha-Shala ka thënë se duhet të jenë njëzëri dy taborët politikë dhe assesi mos të lejojnë që dikush nga jashtë të ketë apetit për “Trepçën”. “Jam e pirur së pari të bëj me gisht nga vetvetja, çfarë bëra unë dhe cila ishte puna ime në atë drejtim. Unë u kam thënë disa herë individualisht deputetëve të opozitës, me qasjen e juaj ndaj ‘Trepçës’ ju po sillni në tavolinë të bisedimeve në Bruksel. Sjelljet tona duhet të jenë të atilla që ne t’i përfundojmë punët tona, për ta miratuar statutin dhe për ta funksionalizuar ‘Trepçën’. Pra, t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë dhe kushtetues që t’ua pamundësojmë apetitet dikujt tjetër nga jashtë”, ka thënë ajo, e cila për këtë çështje ka cituar nenin 122 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Minierat dhe mineralet janë kategori kushtetuese Ky është mendimi im i bazuar edhe në Kushtetutë dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet të sillen në tavolinë të bisedimeve ‘Trepça’ ose minierat”, ka deklaruar ajo.
Ndërkaq sa i përket problemit tjetër të “Trepçës”, definimit të aseteve të kësaj ndërmarrje në të gjithë ish-Jugosllavinë, Berisha-Shala ka thënë se AKP-ja është duke u marrë me këtë çështje. “Për asetet e ‘Trepçës’ është Agjencia Kosovare e Privatizimit e cili është duke identifikuar asetet, një herë identifikohen, më pastaj u jepet statuti. Se a do të privatizohen apo çfarë do të ndodhë mbetet të identifikohen, pasi në tërë ish-Jugosllavinë kishte asete, si pushimore të punëtorëve, fabrika dhe asete të ndryshme”, ka thënë deputetja Sala Berisha-Shala. Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte të tjera.
Çfarë thotë neni 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore]
Në këtë nen kushtetues thuhet: “1. Populli i Republikës së Kosovës, në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj, mund t’i gëzojë resurset natyrore të Republikës së Kosovës, por nuk mund t’i shkelë obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për bashkëpunim ekonomik. 2. Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë minerare dhe pasuritë e tjera natyrore, si dhe trualli, pyjet, bota bimore e shtazore, pjesët e tjera të natyrës, paluejtshmëria dhe të mirat e tjera me rëndësi të veçantë kulturore, historike, ekonomike dhe ekologjike, të cilat janë përcaktuar me ligj me interes për Republikën e Kosovës, gëzojnë mbrojtjen e tyre të veçantë në pajtim me ligjin. 3. Kufizimet e të drejtave të pronarëve dhe të drejtave të tjera mbi eksploatimin e të mirave me interes të veçantë për Republikën e Kosovës dhe kompensimi për kufizimet e tilla rregullohen me ligj”. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?