Trepça në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Trepça është çerekfinalistja i fundit i DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipi nga Mitrovica mposhti pas ekzekutimit të penalltive Flamurtarin 5:4, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.
Mitrovicasit i bashkohen në çerekfinale ekipeve si Llapi, Ferizaj, Besa, Trepça ’89, Liria, Prishtina dhe Drenica.
Shorti hidhet të premten ku do të mësohen çiftet çerekfinaliste.

Nga
Telegrafi
21/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































