Është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça do të ndeshet me skuadrën estoneze Parnu Sadam dhe atë islandeze Tindastoll. Kualifikueset do të zhvillohen në Parnu, Estoni. Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.


Gjithsej janë shtatë grupe, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri.

2023 08 08 14.50.34.294 Screenshot 2023 08 08 142931

Kualifikimet do të zhvillohen më 2-5 tetor. Në edicionin e rregullt do të jenë 40 skuadra, të ndara në dhjetë grupe me nga katër skuadra.

Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e FIBA Europe Cup, madje organizatore e grupit në Mitrovicë, por që nuk kishte arritur kualifikimin në grupe. Nga Mitrovica ishte kualifikuar Sporting-u.

Edicionin e kaluar Sigal Prishtina ishte në kualifikime, kurse Golden Eagle Ylli ishte pjesë e grupeve, ku nga gjashtë ndeshje kishte një fitore e pesë humbje. /Telegrafi/ Grupi C

Parnu Sadam

Tindastoll

Trepça

telegrafi sport app