LAJMI I FUNDIT:

Trepça me fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit

Trepça me fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit
(Foto: basketbolli.com)

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 98-65 (22:8, 19:20, 32:18, 25:19), në xhiron e 15-të të Prince Caffe Superligës.

Vetëm në pesë minutat e para rezultati ishte i barabartë, por më pas vendasit fillojnë të shkëputen, ku e fitojnë bindshëm çerekun e parë 22:8. ‘Xehetarët’ vazhduan me lojë me lojë të mirë dhe thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta shkoi deri në 26 pikë, 39:13, por më pas prizrenasit u këndellen paksa, duke shkuar në pushim me rezultat 41-28.

Mitrovicasit e nisën më mirë periodën e tretë, ku sërish arritën të shkëputen dhe minutë pas minute e thelluan epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutave ishin 73:46. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë vetëm formalisht, ku Trepça triumfoi në fund 98-65.


Më i miri te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë e 13 kërcime, kurse te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 21 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Mitrovicasit kanë tetë fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë gjashtë fitore e tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori